Flash

Ministrja e Drejtësisë: Mos zvarritni dosjet e legalizimeve, do ketë pushime nga puna dhe ndjekje penale

Lapsi.al 26 February 2018
Ministrja e Drejtësisë: Mos zvarritni dosjet e legalizimeve, do

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, gjatë një inspektimi në zyrat vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe ALUIZNIT të qytetit të Beratit, paralajmëroi punonjësit se në rast denoncimesh për korrupsion, ata do të pushohen nga puna dhe do të dërgohen për ndjekje penale.

Ministrja Gjonaj u shoqërua në këtë inspektim nga Zëvendëskryeministrja Senida Mesi, në kuadër të mbledhjes së Këshillit të Ministrave në qytetin e Beratit. Sipas ministres së Drejtësisë, institucionet e ZRPP-së dhe ALUIZN-it duhet të trajtojnë me përparësi dhe kërkesat që vijnë nga organet e veting-ut për gjyqtarët dhe prokurorët.

“Në kuadër të jetësimit të Reformës në Drejtësi dhe procesit të Vetting-ut nuk do të tolerohet asnjë vonesë për informacionin e kërkuar nga organet e Vetting-ut apo rivlerësimit kalimtar, kombëtar apo ndërkombëtar në këto zyra. Për çdo rast abuzimi në kurriz të qytetarëve apo akt korruptiv të konstatuar, do të ndërmerren menjëherë masa disiplinore, si dhe do të referohet kallëzim penal në Prokurori për çdo punonjës apo drejtues sa herë të ketë indicie për konsumim të veprës penale”, - ka thënë ministrja Gjonaj.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, d...

15:26

Me sytë katër

PAPARAZZI