Flash

Rama i tregon rezultatet e Vetingut, Junker mendjen te gjellët: Jam i uritur!

Lapsi.al 25 February 2018
Rama i tregon rezultatet e Vetingut, Junker mendjen te gjellët: Jam i

Jo thjesht Edi Rama, por edhe gazetarët prisnin sot nga Zhan Klod Junker një shenjë apo një thënie që do ta largonte sadopak mjegullën për hapjen e negociatave mes Shqipërisë dhe BE. Në vend të kësaj u duk sikur Presidenti i Komisionit Europian e kishte mendjen tek gjellët dhe tek pijet që i kishte shtruar Edi Rama me rastin e vizitës së tij në Tiranë.

Pasi Rama i serviri rezultatet e Vetingut, Junker tha se këto ishin mbresëlënëse, por nuk dha asnjë shenjë se çfarë do të ndodhë me hapin tjetër të Shqipërisë drejt integrimit, nëse do të hapen apo jo negociatat.

Për këtë temë, la të kuptohet kemi të bëjmë me një "një proces nervoz".

Dhe për ta mbyllur konferencën, në fund lëshoi një thirrje jonormale për staturën e Presidentit të KE kur thirri në mikrofon: I'm hungry! (Jam i uritur).

Ishte e qartë se Junker ka pasur një ditë të lodhshme pune. Takimet i nisi herët në mëngjes në Maqedoni dhe darka që e ka kapi në Shqipëri duhej të ishte e bollshme.

Por përtej kësaj, sado i uritur të ishte burokrati i BE-së, një gjë është e sigurtë: 17 gjykatësit dhe prokurorët që i serviri Edi Rama si arritjet e luftës kundër korrupsionit nuk e kanë impresionuar Presidentine e KE sa pjatat në darkën pas konferences me Ramën.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, d...

15:26

Me sytë katër

PAPARAZZI