Flash

Plas lufta Rama-Basha në Facebook, kush i do më shumë të varfërit?

Lapsi.al 25 February 2018
Plas lufta Rama-Basha në Facebook, kush i do më shumë të

Ditët e fundit profilet e Edi Ramës dhe të Lulzim Bashës janë pushtuar nga fotot e shtëpive të varfëra, nga histori mashtrimesh me ndihmën ekonomike apo me histori njerëzish që jetojnë në mjerim.

E gjjitha për shkak të skemës së re të ndihmës ekonomike që sipas Edi Ramës përjashton përtacët dhe mahtruesit, ndërsa sipas Bashës lë pa bukë 20 mijë familje të varfra.

Mbrëmjen e së dielës Rama ka publikuar dy foto që tregojnë shtëpinë e një personi të përjashtuar nga ndihma ekonomike dhe të një tjetri që ka hyrë në skemë. Foto më poshtë:

"Lart vila e K.S në Bulqizë që deri dje merrte çdo muaj ndihmë ekonomike dhe poshtë shtëpia e Z.J po në Bulqizë që nuk përfitonte ndihmë ekonomike. Me skemën e re, K.S është përjashtuar dhe Z.J është përfshirë në skemë.

Fotot tregojnë qartë se cila nga kto dy familje është në nevojë" shkruan Rama.

Nga ana e tij Lulzim Basha ka shpërndarë një kronikë të Zërit të Amerikës, që sjell mjerimin e një gruaje që nuk e përfiton më ndihmën ekonomike.

"Prej 5 vjetesh i perzgjedh Edi Rama kush e merr e kush jo ndihmen ekonomike. Nese ka abuzues, pergjegjesia eshte e tij. Po kjo nuk mund te justifikoje aspak vendimin kriminal per tu hequr buken e gojes 20 mije familjeve qe s’kane asnje mundesi tjeter per te mbajtur frymen gjalle" shkruan Basha në Facebook.

Statuse të ngjashme bëhen çdo ditë si nga Rama, ashtu edhe nga Basha që kur nisi debati për skemën e re të ndihmës ekonomike. Më poshtë janë disa prej tyre:

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, d...

15:26

Me sytë katër

PAPARAZZI