Flash

Marrëveshja e detit me Shqipërinë, Kotzias i kërkon opozitës të tregojë përgjeshmëri

Lapsi.al 23 February 2018
Marrëveshja e detit me Shqipërinë, Kotzias i kërkon

Ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias, i ka rekomanduar partisë më të madhe opozitare, Demokracia e Re, të tregojë përgjegjshmëri në çështjet e politikës së jashtme. Ndërhyrja e shefit të diplomacisë greke është bërë në parlament, në përgjigje të kërkesës për interpelancë, që kishte bërë shefi i departamentit të mbrojtjes të partisë opozitare, deputeti Vasilis Kikilias. Tema e interpelancës ka qenë përsëri e lidhur me negociatat që Greqia po zhvillon me Shqipërinë për rishikimin e Paktit Detar.

Deputeti konservator kërkon të dijë nëse “në përllogaritjen e re të ujërave territoriale do të garantohet influenca e ishujve Diapontianë” –(kompleksi i ishujve të vegjël në veri perëndim të Korfuzit), si dhe nëse “shelfi kontinental me Shqipërinë do të ketë të njëjtën vlefshmëri që ka dhe me Italinë, i delimituar që nga viti 1977”.

Deputeti konservator grek e argumenton kërkesën për interpelancë me, siç thotë, “shqetësimin që kanë krijuar te populli grek lajmet e publikuara në mediat e Greqisë dhe Shqipërisë lidhur me përmbajtjen e marrëveshjes strategjike për kufirin detar”.

Ministri i jashtëm grek, nuk është ndalur ne detaje teknike. Por pasi ka thënë se termi “ishuj Diapontianë nuk gjendet askund në bibliografinë për të drejtën e detit dhe marrëdhëniet ndërkombëtare”, Kotzias i ka rekomanduar deputetit të opozitës që “ta riformulojë pyetjen”. Sepse, siç ka sqaruar, “këtu po bëjmë kontroll parlamentar dhe jo biseda kafeneje”.

Ministri i jashtëm grek ka kërkuar nga partia më e madhe opozitare të tregojë përgjegjshmëri në çështjet e politikës së jashtme.

“Politika e jashtme do të duhet të ushtrohet me kthjelltësi, përgjegjshmëri, seriozitet dhe efikasitet, dhe jo për hatër të marketingut të brendshëm politik”, ka theksuar ministri i jashtëm grek.

Të këshilluara

ide

Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI