Flash

Vrasja e pronarit të lavazhit në Sarandë, arrestohet pas tre vitesh autori i krimit

Lapsi.al 23 February 2018
Vrasja e pronarit të lavazhit në Sarandë, arrestohet pas tre

Një i ri shqiptar është arrestuar në Itali, pasi akuzohet për vrasje. Në pranga ka rënë shtetasi Keivi Hysa, 27 vjeç, lindur në Mamurras, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. 27-vjeçari akuzohet se ka vrarë me armë zjarri pronarin e një auto-lavazhi makinash, në vitin 2005, në qytetin e Sarandës.

Njoftimi i plotë:

Kapet dhe arrestohet në Itali, një shtetas shqiptar i kërkuar për vrasje. Si rezultat i koordinimit dhe bashkëpunimit mes ZQK Interpol Tirana dhe ZQK Interpol Roma/Itali, më datë 23.02.2018, është bërë kapja dhe arrestimi në Sesto San Giovani/Itali, i shtetasit shqiptar: Keivi Hysa, 27 vjeç, lindur në Mamurras.

Shtetasi Keivi Hysa ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë me vendimin nr. 23-2015-13, datë 17.07.2015, ka caktuar masën e sigurimit personal, “Arrest me burg”, për veprën penale të “Vrasje me paramendim” e kryer në bashkëpunim, parashikur nga nenet 78 e 25 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Në datë 10.07.2015 rreth 01:00, në qytetin e Sarandës, si rezultat i një mosmarrëveshje për motive të dobëta të ndodhur një natë më parë, me pronarin e një auto-lavazhi makinash shtetasin E. M., i kërkuari Keivi Hysa në bashkëpunim me shtetasit E. H, dhe L. H., kanë vrarë me armë zjarri shtetasin E.M.

ZQK Interpol Tirana, në bashkëpunim me Prokurorinë e Përgjithshme dhe Ministrinë e Drejtësisë, po kryejnë të gjitha veprimet procedurale për ekstradimin sa më të shpejtë në Shqipëri.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, d...

15:26

Me sytë katër

PAPARAZZI