Flash

Sulmi i Veliajt ndaj gazetarëve, PD kërkon debat dhe rezolutë në Kuvend

Lapsi.al 23 February 2018
Sulmi i Veliajt ndaj gazetarëve, PD kërkon debat dhe rezolutë

Partia Demokratike do te kerkoje zhvillimin e nje debati ne Parlament per situaten e papranueshme te medias dhe gazetareve ne vend, si dhe do të kërkojë miratimin e një rezolute për të ndaluar fyerjet dhe kërcënimet e zyrtarëve të lartë shtetëtor ndaj gazetarëve. Kështu thotë deputetja e PD-së, Albana Vokshi, e cila është njëkohësisht edhe kryetarja e Komisionit të Medias në kuvend. Kjo lëvizje e opozitës merr shkas nga përballja e mbrëmshme e kryebashkiakut Erion Veliaj me gazetarët në ‘Opinion’, kur në shumë raste ai tentoi t’i intimidonte ata. Deputetja e PD-së nënvizon në mënyrë të veçantë sjelljen e Veliajt ndaj kryeredaktores së ‘Monitor’ dhe kryeredaktorit të ‘Panoramës’.

“Disa herë gazetarët kanë denoncuar ndërhyrjen direkte të Kryetarit të Bashkisë Tiranë në politikat editoriale dhe detyrimin e turpshëm për të transmetuar kasetat e tij pa dubla gjatë xhirim-mashtrimeve nëpër skutat e Kryeqytetit. Në cilën kullë të pushtetit jeton Erion Veliaj që shantazhon gazetarët, duke gërmuar jo vetëm në jetët e tyre personale, por duke iu bërë edhe biografinë e punëdhënësve të tyre?! Kjo sjellje përbën një agresion të paprecedent dhe përdorim të gjuhës poshtëruese dhe çnjerëzore ndaj gazetarëve, kopje e shëmtuar e ŔAMES në një sjelljeje që nxit dhunë dhe urrejtje”, thotë Vokshi.

©LAPSI.al 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, d...

15:26

Me sytë katër

PAPARAZZI