Flash

Shkëlqimi dhe rënia e Vlora Hysenit/ Shefja e SHISH nën hetim në dosjen e AKSHI-t

Tre vjet pas emërimit, gruaja që Rama e cilësoi si një “garanci të plotë” për inteligjencën shqiptare është pezulluar nga detyra dhe vendosur në “arrest në shtëpi” në kuadër të një hetimi të SPAK, i cili lidhet me dosjen për manipulimin e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

21:34

Skandali i tokave në Spille/ Dëshmia e gruas që ‘fundosi’ zyrtarët e Hipotekës

Lapsi.al 23 February 2018
Skandali i tokave në Spille/ Dëshmia e gruas që

Dëshmia e protokollistes së Hipotekës Kavajë, Aida Gjoci, e cila është gjithashtu nën hetim për skandalin e tokave në Spille, ka zbërthyer mekanizmin se si e kanë shkelur detyrën në vite punonjësit e kësaj ZVRPP për të regjistruar pyjet me pisha që në letra rezultojnë tokë are.

6 punonjës të Hipotekës Kavajë që nga ish-kryeregjistruesi Seid Cikalleshi, pjesë e dosjes “Spilleja 1”, deri tek pasuesi i tij në të njëjtën detyrë, Asim Arkaxhiu, janë nën arrest si të dyshuar për shpërdorim detyre.

Prokuroria e Kavajës shprehet në dosje se punonjësit e Hipotekës që nga regjistrues deri te juristët, kanë përdorur të njëjtin mekanizëm në vite, duke administruar akte të marrjes së Tokës në pronësi të falsifikuara.

Më tej, megjithëse Këshilli i Qarkut ju kthente përgjigje negative, ata kanë fshehur dhe zëvendësuar këto konfirmime duke i zëvendësuar me rrethana të rreme. E njëjta aferë është përdorur prej tyre edhe për tjetërsimin e poligonit të qitjes në Rreth Greth, ku siç rezulton shkresa e Këshillit të Qarkut Tiranë e vitit 2015, drejtuar Hipotekës Kavajë për të ndryshuar zërin kadastral, është e falsifikuar.

E falsifikuar është edhe shkresa e Hipotekës Kavajë që megjithëse me të dhëna false që tregojnë korrespodencë me Këshillin e Qarkut, nuk iu është dërguar as dorazi as me poste. Madje shkresa e korrespodencës për të marrë informacion nga Këshilli i Qarkut është marrë dorazi nga shtetasi Fisnik Qosja, një ish-jurist i Hipotekës që më pas është punësuar në kompaninë “Idea Tel” të Idlir Karkinit.

Kjo shkresë duhet të dorëzohej në fakt në Këshillin e Qarkut, që më tej i është falsifikuar edhe përgjigjja duke konfirmuar vijimin e regjistrimit si pronë private të bazës ushtarake.

Zyrtarët e Hipotekës janë të dyshuar se jo vetëm kanë bashkëpunuar për të përgatitur këto rrethana të rreme, por duke patur informacion se çfarë po ndodhte me tokat në Spille kanë arkivuar shkresat origjinale të Këshillit të Qarkut Tiranë që më pas vuri në lëvizje akuzën për të hetuar.

Por situata nuk ka qenë e panjohur edhe për një institucion tjetër, siç është Kontrolli i Lartë i Shtetit. Prokuroria thotë se në vitin 2014, KLSH ka audituar veprimet e punonjësve të shtetit për 31 pasuri në Spille me sipërfaqe totale prej 107.364 metra katrore.

Aty konstatohen shkelje në regjistrimin e tyre dhe rekomandohet të merren masa nga drejtuesit e Hipotekës. Por kryeregjistruesi Asim Arkaxhiu thotë Prokuroria vepron në kundërshtim me urdhrat e KLSH duke lejuar transaksionet për to, me vendime të paarsyetuara.

Top Channel

Të këshilluara

Shkarkohet drejtori i Portit të Durrësit

Vetëm katër muaj ka zgjatur emërimi i Artjan Qiricit si drejtor i Portit të Durrësit. Mesditën e sotme ai është liruar nga ky funksion. Qirici mori këtë detyrë ...

15:08

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI