Flash

Aksidenti në Velipojë, policia nxjerr shkaqet e përplasjes fatale

Lapsi.al 23 February 2018
Aksidenti në Velipojë, policia nxjerr shkaqet e përplasjes fatale

Zbardhen detaje nga raporti i ekspertëve të qarkullimit rrugor të Shkodrës, në lidhje me aksidentin tragjik që ndodhi ditë më parë në aksin Shkodër-Velipojë.

Burime kanë thënë për Gazetën Shqiptare se Edmond Preka, i cili drejtonte automjetin “Alfa Romeo” ka qenë me shpejtësi tej normave të lejuara.

Në aksident kanë ndikuar edhe mungesa e ndriçimit në rrugë dhe lagështia. Po ashtu ka dyshime se dy drejtuesit e makinave mund të kenë qenë duke udhëtuar me drita të gjata, çka mund ta kenë vështirësuar shikimin e njëri-tjetrit.

Por pa faj nuk është dhe drejtuesi i fuoristradës. Sipas ekspertëve edhe ky automjet ka qenë duke ecur me shpejtësi të lartë.

Përplasja mes dy mjeteve ka ndodhur në vijën ndarëse të korsive, çka e vështirëson edhe nxjerrjen e konkluzioneve përfundimtare.

Megjithatë shkaktar i aksidentit ekspertët fajësojnë Edmond Prekën.

Përplasja e dy automjeteve ishte fatale për babain 40-vjeçar, djalin më pak se një vjeç dhe dy vajzat e tij. Nëna, 36 vjeç, ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa të plagosur kanë mbetur dy personat që ndodheshin në mjetin tjetër.

Aksi ku ka ndodhur aksidenti, pak kilometra larg plazhit të Velipojës është një rrugë e drejtë, ku makinat ecin me shpejtësi tej normave. Çdo vit, sidomos sezonin e verës, kjo pjesë rruge provokon aksidente të rënda.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, d...

15:26

Me sytë katër

PAPARAZZI