Flash

Negociatat me BE, presidenti i KE Juncker dhe komisioneri Hahn mbërrijnë të dielën në Tiranë

Lapsi.al 23 February 2018
Negociatat me BE, presidenti i KE Juncker dhe komisioneri Hahn

Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker dhe Komisioneri i Zgjerimit, Johannes Hahn do të ndalen në Tiranë si pjesë e turit të tyre në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, ku mesazhi që do të përcillet është inkurajimi i reformave për anëtarësimin në BE. Paraprakisht u njoftua se pjesë e këtij delegacioni do të ishte edhe Përfaqësuesja e Lartë, Federica Mogherini, por mësohet se kjo e fundit nuk do të jetë në Shqipëri.

Hahn dhe Juncker do të ndalen në Shqipëri pas Maqedonisë. Pasditen e së dielës ata pritet të mbërrijnë në Tiranë për të qëndruar deri në mesditën e së hënës. Axhenda parashikon diskutimin me udhëheqësit politikë dhe shoqërinë civile vendase strategjinë e zgjerimit me Ballkanin Perëndimor. Theksi do të vendoset tek reformat dhe plotësimi i kushteve të vendosura nga Brukseli në rastin e Shqipërisë për çeljen e negociatave të anëtarësimit.

Komisioni Europian pritet që të propozojë një rritje të ndjeshme të financimit deri në 2020 nën instrumentin e ndihmës përgatitore për anëtarësim. Vetëm në këtë vit ndihma që do të jepet për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor parashikohet që të jetë 1.07 miliardë euro, ndërsa në dekadën e fundit, shuma e dhënë nga Brukseli për Ballkanin Perëndimor shkon në 9 miliardë euro.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, d...

15:26

Me sytë katër

PAPARAZZI