Flash

Shkëlqimi dhe rënia e Vlora Hysenit/ Shefja e SHISH nën hetim në dosjen e AKSHI-t

Tre vjet pas emërimit, gruaja që Rama e cilësoi si një “garanci të plotë” për inteligjencën shqiptare është pezulluar nga detyra dhe vendosur në “arrest në shtëpi” në kuadër të një hetimi të SPAK, i cili lidhet me dosjen për manipulimin e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

21:34

Flet pronari i makinës që shkaktoi aksidentin e dyfishtë: Nuk njoh asnjë nga viktimat!

Lapsi.al 22 February 2018
Flet pronari i makinës që shkaktoi aksidentin e dyfishtë: Nuk

Dalin detaje të reja nga aksidenti i 2-fishtë në Mamimas në autostradën Durrës – Tiranë mesnatën e së mërkurës. Bashkë me Elena Avdillarin, nënë e një fëmije, vdiq edhe taksisti, 60-vjeçari Bujar Agalliu pasi makina me të cilën ata udhëtonin u godit nga një automjet tip Benz në timonin e të cilit ishte Fatjon Zhaborja nga Tropoja. Ai sapo e kishte blerë makinën nga Dardan Gjeka me origjinë nga Shkodra.

24-vjeçari, Gjeka ka reaguar se nuk është në kërkim nga policia. Ai pranon se automjeti tip "Benz ML" që ka shkaktuar aksidentin ka qenë në pronësi të tij, por atë e ka shitur te Fatjon Zhaborja, i cili është në kërkim. I pyetur për udhëtimet jashtë vendit të cilat përkojnë me ato të viktimës, Gjeka tha se ka udhëtuar përmes Hanit të Hotit, ndërsa mohon të ketë njohje me Elena Avdillarin.

"Nuk jam në kërkim. Kam shkuar në 8 të mëngjesit në policinë e Durrësit dhe kam dhënë shpjegimet, kam çuar aktin e shitjes së makinës. Automjetin e nxora në internet në shitje dhe më mori në telefon burri i huaj para një muaji e gjysmë. Ia kam shitur, kam bërë aktin e shitjes dhe ai iku në punë të vet. Nuk kam njohje me viktimën dhe as me personin që ka shkaktuar aksidentin", - ka thënë ai pas një telefonate në redaksinë e Report Tv.

Elena Avdillari ishte nisur nga Tirana ku jetonte për në Durrës, ku do të nisej me traget për Itali. Ajo u kthye nga policia kufitare pas njoftimeve të marra nga autoritetet italiane se e reja shkonte shpesh në shtetin fqinj dhe punonte në mënyrë të jashtëligjshme.

Nëna e 23-vjeçares, Rozafa Glloga ka rrëfyer momentin e komunikimit të lajmit tragjik. Ajo ka thënë për “Balkanweb”, se vajza po ikte në Itali, pasi kishte shkuar për të punuar jetonte atje. Nëna tha se 23-vjeçarja ishte e martuar, por jetonte me familjen e saj dhe se i ndihmonte financiarisht.

“Vajza ime shkonte herë pas here në Itali pasi shkonte punonte me shoqet. Kjo ishte hera e 4 që po shkonte. Kishte me vete 600 euro dhe garancinë. Nuk e di ca problemi pati që nuk u nis në Itali. Lajmin e vdekjes e kanë mësuar shoqet e saj që jetojnë në Itali pasi e panë në televizor. Në mëngjes na njoftuan ne. Vajza ishte e martuar por jetonte tek ne, na ndihmonte financiarisht pasi jemi të varfër. Unë punoj në fshesë turni i 3 çdo natë”,- tregoi Glloga. ©LAPSI.al  

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI