Flash

Grida Duma: Basha e ka menduar kandidatin për bashkinë e Tiranës

Lapsi.al 22 February 2018
Grida Duma: Basha e ka menduar kandidatin për bashkinë e Tiranës

Deputetja e PD-së, Grida Duma u shpreh në emisionin “45 minuta” në Report Tv, se PD ka nisur përgatitjet për zgjedhjet vendore të 2019-ës. Sipas saj, kryetari i PD, Lulzim Basha po vijon konsultimet me qytetarët, grupet e interesit dhe forumet brenda PD, se kë do kandidojë për kryetar të Bashkisë së Tiranës, i cili do të jetë përballë kandidatit të mundshëm nga e majta, kryebashkiakut aktual, Erjon Veliaj.

“Jo vetëm që po mendohet, por po mendohet mjaft mirë që të jetë një strategji më e mirë. Patjetër që lidershipi i partisë e ka menduar dhe po e mendon. Shpresojmë të jetë një emër surprizë që surprizën mjaftueshëm sa për të tronditur ekranet që është Tirana me shi e nxjerr me diell”, - u shpreh Duma.

E pyetur nëse Erjon Veliaj duhet të frikësohet nga kandidati i opozitës, Grida Duma dha këtë përgjigje:

“Apriori çdo kandidat tronditet. Çdo kandidat i cili nuk e merr garën si një garë për të fituar nga pozita e të humburit, atëherë është një naiv politik. Padyshim që është i tronditur. Se kur do jetë momenti këtë e vendosë kryetari i PD-së” – tha Duma.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, d...

15:26

Me sytë katër

PAPARAZZI