Flash

Shkurti, muaji i aksidenteve/ 14 viktima në 21 ditë

Lapsi.al 22 February 2018
Shkurti, muaji i aksidenteve/ 14 viktima në 21 ditë

14 persona kanë humbur jetën në vetëm 21 ditët e para të shkurtit.

Ky numër është më i lartë se ai i viktimave nga aksidentet gjatë gjithë muajit Janar në vendin tonë.

Burime nga Drejtori e Policisë Rrugore thonë se numri më i madh i viktimave u shkaktuan nga 10 aksidente të rënda, vetëm në njërin prej tyre që ndodhi të dielën e kaluar në aksin Shkodër–Velipojë, humbën jetën katër pjesëtarë të familjes Preka.

Sipas ABC News, shifrat e viktimave nga aksidentet në këtë fillim të 2018-s kanë pasur tendencë rritjeje.

Në 21 ditët e para të Shkurtit, sipas Policisë Rrugore në gjithë territorin e Shqipërisë kanë ndodhur 140 aksidente rrugore. Numri i të plagosurve ishte 144 persona, 84 prej tyre në gjendje të rëndë, të cilët pasi kanë marrë mjekim në spital, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Nga hetimet paraprake, sipas specialistëve të policisë rrugore ka rezultuar se shkaktar i aksidenteve kanë qenë dy faktorë kryesoë. ABC News shkruan se e para lidhet me shpejtësinë tej normave të lëvizjes së drejtuesve të automjeteve në rrugë, ndërsa faktori i dytë që ka rritur numrin e viktimave në rrugë është mungesa e infrastrukturës rrugore si edhe prania e akullit në rrugë.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, d...

15:26

Me sytë katër

PAPARAZZI