Flash

Policia publikon foton e makinës së vrasësve të Oliver Ivanoviçit, kërkon ndihmë nga qytetarët

Lapsi.al 22 February 2018
Policia publikon foton e makinës së vrasësve të Oliver

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën opinionit publik në hetimin e vrasjes së kryetarit të Iniciativës Qytetare ‘’Serbia, Demokracia,Drejtësia”, Oliver Ivanoviç, duke e publikuar fotografinë e automjetit nga i cili është shtënë në të. Siç thuhet në deklaratën e shefit të operativës së Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Zhelko Bojiç, pas miratimit për publikim të informatave që do të mund të ndihmonin rreth hetimit për rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviçit, njësia hetuese e Policisë së Kosovës iu është drejtua opinionit publik për ndihmë, se në qoftë se kanë informacione rreth automjetit, fotografitë e të cilit janë publikuar dhe janë të bashkangjitura, informatat e tilla t’i deponojnë në stacionin më të afërt të Policisë.

Oliver Ivanoviq, është vrarë më 16 janar përpara zyrës së partisë së tij në qendër të Mitrovicës Veriore. Hetimi nuk ka identifikuar autorët, derisa një polic serb është arrestuar me dyshimin për manipulimin e provave në rastin Ivanoviç, pasi Gjykata Themelore në Mitrovicë ka konfirmuar të jetë kryer vepër penale. Ndonëse vetë ai e ka pranuar, i njëjti refuzoi kërkesën e Prokurorisë për paraburgim.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, d...

15:26

Me sytë katër

PAPARAZZI