Flash

Nxehen gjakrat në Kuvend, Basha 'përplaset' me Ramën në foltoren e Kuvendit

Lapsi.al 22 February 2018
Nxehen gjakrat në Kuvend, Basha 'përplaset' me Ramën

Nxehen gjakrat në parlamentin e Shqipërisë. Kreu i opozitës Lulzim Basha është ngritur me te tijët dhe ka shkuar drejt foltores së Kuvendit, aty ku po fliste Rama. Është dashur ndërhyrja e punonjësve të gardës për të neutralizuar ndonjë përplasje të mundshme. Situata është shtensionuar me largimin e Bashës pranë Edi Ramës. Më tutje e gjithë opozita ka lënë parlamentin.

Në kuvend po diskutohej në lidhje me largimet e shumta që qeveria ka bërë nga skema e ndihmës ekonomike. Ndryshe nga opozita, Rama ka deklaruar se kanë qenë qindra persona të cilët merrnin miliona lekë asistencë në mënyrë kundraligjore, por edhe pa patur asnjë problem financiar.

"Nga pikëzimi i Sali Berishës, ne kemi hequr televizorin me ngjyra, bolierin. Si të gjitha reformat, që tentuat po nuk i bëtë kurrë, kjo është një reformë që filloi në Qershor të 2014, duke u pilotuar në 3 qarqe, ku nga pilotimi rezultoi se ishin 19.700 deklarime të rreme, d.m.th. subjekte abuzive që merrnin Ndihmën ekonomike nga ju e nuk e meritonin ta kishin. Çfarë po bëjmë, kanë kaluar 2 vite nga procesi i pilotimit, dhe jemi në fazën e shtrirjes të së njëjtës skemë në të gjithë Shqipërinë. Nëse ju doni të protestoni për fluturimin nga Prrenjasi që deri në Shtator përfitonte ndihmë, dhe është pronar i një vile, vazhdoni protestoni. Nëse protestoni për gëzimin nga Kamza, pronar i kësaj vile dhe 2 makina, vazhdoni protestoni” - tha Rama.

 

 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, d...

15:26

Me sytë katër

PAPARAZZI