Flash

Karl Bildt në Kukës për vuajtjet e kosovarëve në 1999, por muzeut i kanë vënë drynin

Lapsi.al 22 February 2018
Karl Bildt në Kukës për vuajtjet e kosovarëve në 1999,
Delegacioni i Këshillit Europian për Marrëdhëniet me Jashtë, i kryesuar nga Karl Bildt vizitoi këto ditë Tiranën. Pasi bisedoi me krerët e shtetit shqiptar, Karl Bildt, diplomat dhe ish kryeministër i Suedisë mori rrugën për në Kosovë, bashkë me anëtarët e tjerë të delegacionit. Rrugës për në Kosovë, zyrtarët e huaj ndaluan në Kukës, më saktë në Muzeun Etnografik të qytetit, i cili është ngritur në përkujtim të ngjarjeve të pranverës së vitit 1999, kur qindra mijëra kosovarë u dëbuan me dhunë nga forcat serbe. Për habi të të gjithëve, derën e muzeut e gjetën mbyllur. Nuk dihet përse, paraditen e kësaj të enjteje, muzeut i kishin vënë drynin. "Muzeu etnografik në Kukës në veri të Shqipërisë, fatkeqësisht është i mbyllur. Shumë i mbyllur" shkroi në Twitter kreu i delegacionit të Këshillit të Europës. Karl Bildt ka njohuri të mjaftueshme për tragjeditë që kanë ndodhur në Ballkan. Nga 1999 deri në 2001, ai ka shërbyer si i dërguari special i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për Ballkanin. Ka qenë Ministri i parë i Jashtëm që ka vizituar zyrtarisht Kosovën pas shpalljes së pavarësisë. Me siguri ka dashur t'i tregojë më të rinjve në delegacion, fytyrat dhe vuajtjet e viktimave të genocidit serb, por ka gjetur një muze në prag të rrënimit. Pak kohë më parë, godina nisi të degradojë për shkak të lagështirës dhe duket se zgjidhja më e mirë që kanë gjetur autoritetet ka qenë t'i vënë drynin.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, d...

15:26

Me sytë katër

PAPARAZZI