Flash

Basha me protestuesit jashtë Kuvendit: Ju nuk i merrni lekët se Rama e Gjiknuri i duan për vete

Lapsi.al 22 February 2018
Basha me protestuesit jashtë Kuvendit: Ju nuk i merrni lekët se Rama e

Ndërkohë që po zhvillohet seanca plenare e së enjtes në Kuvend, disa punëtorë të bypass-it të Fierit dhe Vlorës kanë zhvilluar një protestë ditën e sotme përpara parlamentit për mos dhënien e pagave. Ata thonë se kjo është hera e 5-të që protestojnë në Tiranë përpara kryeministrisë, Presidencës dhe parlamentit. Të pranishëm me ta për të dëgjuar shqetësimet e tyre ishin dhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj.

“Bëmë protesta përpara përfaqësuesve më të lartë të shtetit, para kryeministrisë, presidentit dhe parlamentit. Unë të bëj thirrje ty se unë jam punëtor, dua personalisht të ngresh zërin për ne për të drejtat tona,” - tha një prej punëtorëve.

Basha shprehu mbështetjen e tij për këta punëtorë, djersa e të cilëve nuk po paguhej për shkak të aferave korruptive që Rama e Gjiknuri po merren.

“Dua t’ju them që PD, opozita e unë e njohim problemin tuaj. Mosmarrja e pagesave është pasojë e dretpërdrejtë e korrupsionit. Ju e dini se firma kontraktore ka lënë një garanci te shteti shqiptar, dhe kjo garanci mjafton për të paguar nënkontraktorët, që kanë të prapambetur rrogat e djersës suaj. Ka korrupsion qeveritar dhe kryeministror. Ju nuk i merrni lekët se Rama e Gjiknuri duan t’i marrin lekët për veten e tyre. Janë dhjetëra telefonata në zyrën e Ramës që nuk e lejojnë për të bërë pagesën, sepse është një aferë e madhe korruptive. Do bëjmë gjithçka që të hetojmë. Kemi ngritur zërin që një orë  më parë këto para të zhbllokohen. Ata ju detyrohen djersës suaj,” - tha Basha.

 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, d...

15:26

Me sytë katër

PAPARAZZI