Flash

Dyshimet/ Aksidenti me dy të vdekur në Maminas mund të jetë i qëllimshëm

Lapsi.al 22 February 2018
Dyshimet/ Aksidenti me dy të vdekur në Maminas mund të jetë

Zbulohet pronari i makinës që shkaktoi aksidentin e rëndë mbrëmjen e djeshme në autostradën Durrës- Tiranë. Ndërkohë mësohet se makina është në pronësi të shtetasit Dardan Gjeka. Nga ana tjetër nuk përjashtohet që aksidenti të jetë i qëllimshëm. Grupi hetimor po heton në dy pista: Ngjarje aksidentale dhe aksident i qëllimshëm. Aksidenti i rëndë ndodhi pak para mesnatës së të mërkurës.

Sipas policisë makina tip Benz me targa AA 060 SP  është përplasur me mjetin Taksi me targa DR 475 TX. Kjo e fundi për të devijuar është futur në një karburant.  Nga aksidenti humbën jetën shoferi taksi Bujar Agalliu, shoferi  i Taksisë, 60 vjeç, banues në Durrës dhe pasagjerja, Elena Abdillari  23 vjeçe, banuese në Tiranë" 

Në sediljen e parë të mjetit tip "Benz" janë gjetur dhe njolla gjaku. Goditja ka qenë e fortë dhe i ka marrë jetën menjëherë dy personave në taksi, ndërsa drejtuesi i mjetit tjetër u largua nga vendngjarja, por është identifikuar dhe po punohet për ta ndaluar.

 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, d...

15:26

Me sytë katër

PAPARAZZI