Flash

Berisha: Ju tregoj kush qëndron pas planit për ndarjen e Kosovës

Lapsi.al 21 February 2018
Berisha: Ju tregoj kush qëndron pas planit për ndarjen e Kosovës

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas debatit të zhvilluar në eminsionin “Opinion” për idenë e hedhur mbi ndarjen e Kosovës.

“Duke ndjekur “Opinion”! Te dashur miq, duke ndjekur debatin per ndarjen e Kosoves, nje projekt i Sllobodan Millosheviçit, dua te them dy fjale per avoketerit e Rames ne debat:

1-Vetpranimi i diskutimit per integritetin e Kosoves me armikun tend eshte kapitullim ne kohe paqe para tij, eshte pranim i te drejtes se tij legjitime per te kerkuar territoret e tua, eshte verberi diplomatike e politike e atyre qe nuk kane abc as te interesit kombetar dhe as te tryezes apo teknikes se bisedimeve me kundershtarin

2-Ata qe çliruan Kosoven, e çliruan ate brenda kufijve te caktuar nderkombetar. Ata qe shpallen pavarasine e Kosoves kane shpallur ate ne nje territor te kufizuar ne kufij te caktuar nderkombetar. Ata qe kane njohur pavaresine e Kosoves, e kane njohur ate si shtetin e pavarur brenda kufijve nderkombetar.

Kur kete projekt e diskuton Tirana, pa autorizimin e Prishtines, eshte zhvleresim total i udheheqjes dhe perfaqesimit te Kosoves, eshte barazimi de fakto i qendrimit te Shqiperise me qendrimin e Serbise ndaj pavaresise se Kosoves, eshte akt tradhetie te mirefillte kombetare!

Ky debat behet nga shqiptare apatrid dhe albanofob te gatshem per çdo kompromis dhe zgjidhje per menderen e tyre. Shqiptaret nuk kane asnje borxh serbeve! “ – shkruan Berisha.

Të këshilluara

Patozi: Gabimi që po bën Berisha me Bashën

Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike Astrit Patozi thotë se ish-kryeministri dhe ish-kryetari Sali Berisha është duke bërë një lëvizje të gabuar përsa u përket...

21:13

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, d...

15:26

Me sytë katër

PAPARAZZI