Flash

Patozi: Gabimi që po bën Berisha me Bashën

Lapsi.al 21 February 2018
Patozi: Gabimi që po bën Berisha me Bashën

Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike Astrit Patozi thotë se ish-kryeministri dhe ish-kryetari Sali Berisha është duke bërë një lëvizje të gabuar përsa u përket zhvillimeve brenda selisë blu. I pyetur në studion e Neës24 për thirrjet e Berishës për ulje mes palëve në forcën më të madhe në opozitë, Patozi thotë se ato po bien në “vesh të shurdhër” nga Lulzim Basha.

“E kam dëgjuar shpesh zotin Berisha që të bëjë shpesh thirrje për palët. E kam dëgjuar edhe në ekranin tuaj ku ka ardhur shpesh. Kam përshtypjen se ai i drejtojet zotit Basha me këto thirrje.

Nëse do më pranonte një sugjerim. Unë do ti thoja gjithmonë që të mos e bënte më këtë sepse nuk është mirë që të përsërisë veten dhe të bjerë në “vesh të shurdhër” të Lulzim Bashës. Nuk është mirë që një lider historik të përsërisë të njëjtën gjë, por më këq që ai të mos dëgjohet nga Lulzim Basha” – tha Patozi.

“Unë e konsideroj të qëllimshme mënyrën se si Lulzim Basha i bëri gjërat në PD. Lulzim Basha e konsideron PD-në një parti private. Unë them se kjo një parti është shoqëri aksionere ku kryetari është aksioneri më i madh, por jo pronari i saj” – tha Patozi. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, d...

15:26

Me sytë katër

PAPARAZZI