Flash

Basha publikon VIDEO-n: Shikoni skamjen e kësaj familje që Rama i hoqi ndihmën ekonomike

Lapsi.al 21 February 2018
Basha publikon VIDEO-n: Shikoni skamjen e kësaj familje që Rama i hoqi

Partia Demokratike dorëzoi të martën në Kuvend kërkesën për mocion me debat me Kryeministrin Edi Rama për heqjen nga skema e ndihmës ekonomike të më shumë se 20 mijë familjeve ekstremisht të varfra në të gjithë vendin.

Sot Lulzim Basha, në një postim në Facebook, tregoi me video shtëpinë e njërës prej këtyre familjeve.

“Marije Gjoka është 1 nga 20 mijë familjet që qeveria u ka hequr ndihmën ekonomike, por humbja e bashkëshortit në të njëjtën ditë që i doli e drejta e KEMP-it e bën dëshminë e saj tronditëse. Thesi i lagur dhe i përgjysmuar i miellit, dollapët bosh, janë pasqyra tronditëse e skamjes në familjen e Marijes,” shkruan Basha.

“I doli shpirti burrit tim, kam ikur me vrap e kam lënë të vdekur në shtrat, dhe i kam thënë për punë të KEMP-it dhe më thanë KEMP-in do e marrësh nesër. E i thashë po ma jepni se burri më vdiq e kisha dhe shtëpinë plot me njerëz, jo thanë nuk ta japim. Më në fund më dhanë 50 mijë lek për ta varrosur dhe me prit e përcejll. Ka ardhur fundi tani nuk di nga t’ja mbaj,” ka rrëfyer Marija nën lot nga banesa e saj.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, d...

15:26

Me sytë katër

PAPARAZZI