Flash

Bëhuni gati! Do të paguani taksë edhe për garazhin

Lapsi.al 21 February 2018
Bëhuni gati! Do të paguani taksë edhe për garazhin

Metoda e re e vjeljes së taksës së pronës do të përfshijë edhe ata që kanë në pronësi një garazhd, apo ndërtesë që nuk është në përdorim, sado e vjetër që të jetë ajo. Çdokush që gëzon të drejtë mbi pasuri të patundshme, nga 1 Prilli do të paguajë 0.05% të vlerës së pasurisë, ndërsa bizneset do të japin 0.15% të saj.

Por qeveria ende nuk ka vendosur se si do të vilet kjo taksë, edhe pse fillimisht u propozua që ajo të vijë përmes faturës së dritave, po diskutohet varianti për t’u marrë edhe nga drejtoritë e ujësjellësit.

Niko Lera, Drejtor i Politikave Fiskale thotë se janë bërë gati 5 metodologji për të përcaktuar vlerën reale të pronës, që nga ato që janë deklaruar në hipotekë, kontrata e shitjes, e deri të çmimi referencial fiskal i vendosur nga qeveria për atë zonë.

Ministria e Financave e ka lënë të papërcaktuar afatin e ankimimit për çdokënd që pretendon se mënyra e llogaritjes së vlerës së re të tatimit është e gabuar. Projekti është i ri, dhe implementimi i tij sqarojnë ekspertët e financave ka vështirësi./ Tv Klan

Të këshilluara

Shpërthim me tritol në Fushë Krujë

Një shpërthim me lëndë plasëse në orët e vona, ka tronditur banorët në Fushë-Krujë. Ngjarja është regjistruar gjatë natës së djeshme në fshatin Halil. Sipas të ...

15:28

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, d...

15:26

Me sytë katër

PAPARAZZI