Flash

Negociatat me Greqinë, nis heqja e tabelave me emrin “Aleksandri i Madh” në Maqedoni

Lapsi.al 21 February 2018
Negociatat me Greqinë, nis heqja e tabelave me emrin “Aleksandri i

Drejtuesit e institucioneve kanë nisur me zbatimin e masave për ndërtimin e raporteve të fqinjësisë së mirë me Greqinë, si pjesë e procesit për zgjidhjen e kontestit të emrit të Maqedonisë.

Ndërmarrja Publike “Rrugët e Maqedonisë” ka filluar me zëvendësimin e tabelave të autostradës në drejtim me Greqinë që mbante emrin “Aleksandri i Madh”, heroit të dy vendeve, ndërsa së shpejti do të nisë vendosja e tabelave me emrin e ri “Miqësia”.

Vendimi për këtë ishte marrë gjatë takimit të dy kryeministrave, Zoran Zaev dhe AlexisTsipras në Davos të Zvicrës, në kuadër të Forumit Botëror Ekonomik. Një hap i këtillë është vlerësuar pozitivisht nga Athina, duke e parë si dëshmi se Maqedonia po heq dorë, sipas tyre, nga irredentizmi.

Një vajzë kalon pranë shenjës ku shkruan “Aleksandri i Madh”, në aeroportin ë Shkup. 19 shkurt, 2018

Ndryshe, që nga takimi i mbajtur në Davos muajin e kaluar dhe takime të ministrave të Punëve të Jashtme këtë muaj në Vjenë dhe Sofje, zhvillime tjera nuk ka pasur mes drejtuesve të të dy vendeve.

Pozicionet mbetet të njëjta. Pala greke insiston në zgjidhje që njihet si “Erga Omnes”, e cila nënkupton emër të ri të Maqedonisë për përdorim të përgjithshëm, si brenda ashtu edhe jashtë vendin.

Kjo do të nënkuptonte edhe ndryshimin e Kushtetutës, por edhe të identitetit, gjuhës, akronimeve dhe çështjeve tjera që janë pjesë e preambulës dhe definimit të shtetit. Por, pala maqedonase kërkon që përveç emrit, gjithçka tjetër të mbetet në kuadër të Kushtetutës aktuale, apo mosndryshimit të saj.

Opozita nga ana tjetër mbetet në qëndrimin se zgjidhja nuk duhet të rrezikojë interesat nacionale e shtetërore, por thotë se do të jetë pjesë e procesit për të mos e akuzuar më pas si fajtore e dështimeve eventuale.

“Ne nuk do të lejojnë që dështimin eventual dikush ta arsyetojë me qëndrimet tona, por nuk do të jemi edhe pjesë e zgjidhjeve që nuk do të jenë të dinjitetshme dhe që nuk do të jenë në përputhje me interesat e qytetarëve.

Nga takimi i fundit që kishim me përfaqësuesit e institucioneve, nuk mund të them nëse kryeministri i përmbahet qëndrimeve të njëjta, pasi kemi një kakofoni komentesh nga zyrtarët, pra kemi qëndrime të ndryshme. Fillimisht u tha se do të ketë referendum, pastaj u tha se referendumi do të shtyhet që përsëri të kthehen në qëndrimin për mbajtjen e tij”, ka deklaruar kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski.

Megjithatë, njohësit e çështjeve politike nuk besojnë se do të vjen deri tek ndryshimi i Kushtetutës dhe se zvarritja apo heshtja mes palëve ka të bëjë me gjetjen e një emri të pranueshëm, pa prekur çështjen tjera që janë pjesë e debatit.

“Mendoj se negociatat që po zhvillohen për momentin për emrin janë në drejtim që ne të mos bëjnë asnjë lëshim sa i përket Kushtetutës. Mendoj se formulimi i zgjedhjes po bëhet me shumë kujdes, andaj edhe po zgjat procesi i gjetjes së zgjidhjes”, thotë analisti politik, Mitko Gaxhovski.

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev në disa paraqitje para mediave ka thënë se zgjidhja për emrin mund të pritet në gjysmën e parë të këtij viti, ndërsa ka paralajmëruar edhe kyçje intensive të përfaqësuesve ndërkombëtarë. Në këtë kuadër shihet edhe vizita e tij në Gjermani dhe takimi me kancelaren, Angela Merkel.(rel)

Të këshilluara

Shpërthim me tritol në Fushë Krujë

Një shpërthim me lëndë plasëse në orët e vona, ka tronditur banorët në Fushë-Krujë. Ngjarja është regjistruar gjatë natës së djeshme në fshatin Halil. Sipas të ...

15:28

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI