Flash

Bluza 'Shqipëria e Madhe', kërkohet interpelancë me ministrin e jashtëm grek Kotzias

Lapsi.al 21 February 2018
Bluza 'Shqipëria e Madhe', kërkohet interpelancë me

Marrëdhëniet Shqipëri-Greqi janë në vëmendjen e publikut kohet e fundit kur po finalizohet një marrëveshje mes këtyre dy vendeve. Janë një sërë çështjes që po diskutohen në tavolinë, por ajo më e nxehta është deti. Ndërkohë, nuk ngelen pas edhe çështjet e tjera si gjuha apo përdorimi i simboleve në vendin fqinj.

Kështu, pas incidentit që ndodhi me bluzën e ‘Shqipërisë së madhe’, deputeti i Demokracisë së Re, Theodhos Karaoglu ka kërkuar interpelancë me ministrin e Jashtëm grek, Nicolas Kotzias. Bëhet fjalë për foton e zv/ambasadorit shqiptar me fëmijën me bluzën me hartën e Shqipërisë së Madhe në Kretë. Kotzias theksoi gjatë fjalës së tij se ky ishte një rast unik, pa precedentë dhe se në asnjë mënyrë nuk duhet të fokusohen tek një fëmijë që nuk e di se çfarë kuptimi ka harta.

“Ministria e Jashtme greke dënon çdo forme irredentizmi, nacionalizmi si dhe ksenofobine e racizmin. Për sa i përket pranisë së zv/ambasadorit kjo gjë nuk ka ndodhur më parë, nuk ka asnjë incident as te ngjashëm, si dhe u dhanë shpjegime nga ministri i Diasporës Pandeli Majko gjatë takimit me ministrinë e Brendshëm P. Shkurletis në lidhje me episodin e pazakonte. Majko theksoi se nuk duhet që një rastësi të errësoje aspak marrëdhëniet Shqipëri-Greqi”, - tha Kotzias.

 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, d...

15:26

Me sytë katër

PAPARAZZI