Flash

Basha në Kamëz: Rama ia ka hequr ndihmën ekonomike njerëzve në nevojë, i kërcënon me bukën e gojës

Lapsi.al 21 February 2018
Basha në Kamëz: Rama ia ka hequr ndihmën ekonomike njerëzve

Kreu i PD ishte në Kamëz ku ka vizituar disa familje të varfra të cilat janë hequr nga skema e ndihmës ekonomike. Dëshmitë tronditëse të grave kryefamiljare, të mbetura pa asnjë ndihmë, të nënave që nuk kanë bukë për fëmijët tregojnë lënien në mëshirë të fatit nga qeveria të më shumë se 20 mijë familjeve në të gjithë vendin. Marie Gjoka është një nënë e vuajtur, që tregon historinë tronditëse sesi ngeli pa asnjë të ardhur, pas vdekjes së bashkëshortit të sëmurë, në përpjekje për të marrë KEMP-in ditën që bashkëshorti u nda nga jeta.

“Kisha burrin për KEMP dhe vdiq ditën që ia lidhën dhe vajta të kërkoja KEMP-in që ta varrosja dhe nuk ma dhanë. Më dhanë vetëm 50 mijë lekë për me e varros. Nuk e di nga t’ia mbaj. Ka ardhur kulmi” - thote ajo.

Në bashkinë e Kamzës, ku Basha vizitoi familjet në skamje, janë hequr në janar rreth 780 familje nga skema e ndihmës ekonomike, por askush prej tyre nuk e di arsyen, edhe pse ata janë njësoj të varfër. Në frigoriferët apo dollapët e vjetër të Shpresa Arapit, Artur Rungos, Donika Shetës nuk ka asgjë për të ngrënë.

“Prandaj kemi ardhur, në rradhë të parë t’i tregojmë botës kujt ia kanë hequr ndihmën, njerëzve më të pamundur dhe kjo është kriminale. Kjo do të thotë t’ju kërcënojë me bukën e gojës. Partia Demokratike e konsideron një emergjencë kombëtare mbetjen pa asnjë të ardhur dhe heqjen e ndihmës shtetërore të mbi 20 mijë familjeve dhe për këtë arsye ka kërkuar një debat urgjent me kryeministrin.” – është shprehur Basha.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, d...

15:26

Me sytë katër

PAPARAZZI