Flash

Plan për sulm terrorizëm në Venecia, zbardhen përgjimet e kosovarëve

Lapsi.al 21 February 2018
Plan për sulm terrorizëm në Venecia, zbardhen përgjimet e

Mediat italiane bëjnë publike detaje të reja në lidhje me arrestimin e 4 kosovarëve, të cilët po planifikonin një sulm terorist që të kryhej gjatë karnavaleve që zhvillohen në Venecia. Dhjetë muaj pas arrestimit të katër kosovarëve në Venecia, detaje të reja kanë dalë në dritë nga hetimet e zhvilluara nga hetuesit Italian.

Para 10 muajsh me akuzën e terrorizmit, autoritetet italiane arrestuan një Fisnik Bekaj 24 vjeç, Dake Haziraj 25 vjeç, Arjan Babaj 27 vjeç dhe një tjetër shtetas të Kosovës 17- vjeçar identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, katër të arrestuarit ishin duke planifikuar të kryenin një sulm terrorist gjatë karnavale të cilat zhvillohen në qytetin e Venecias.

Mediat e vendit fqinjë përmendin se mes dokumenteve të hetuesve janë edhe përgjime të celulës terroriste, ku nga bisedat e zhvilluara kuptohet se ishin duke përgatitur një sulme ku do të përdoronin eksplozivë, armë zjarri dhe thika.

Gjithashtu në një nga përgjimet e realizuara nga hetuesit të dyshuarit flisnin edhe për blerjen e një kallashnikovi për 250 euro, ndërkohë që në një prej telefonave është zbuluar edhe fotografia e 27-vjeçarit Arjan Babaj me armë.

 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, d...

15:26

Me sytë katër

PAPARAZZI