Flash

Shqipëria ndër vendet me zbrazjen më të madhe të qyteteve, varfëria në prag

Lapsi.al 21 February 2018
Shqipëria ndër vendet me zbrazjen më të madhe të

Më shumë 80 për qind e qyteteve të Shqipërisë kanë humbur masivisht popullsinë e tyre në dekadën e dytë të tranzicionit (2000-2010), duke e renditur vendin në tonë në tre vendet me humbjen më të lartë të popullsisë në Rajonin e ECA (Shqipëria, Armenia, Azerbajxhani, Bjellorusia, Bosnja, Gjeorgjia, Kazakistani, Kosova, Kirgistani, Maqedonia, Moldavia, Malin e Zi, Rusia, Serbia, Taxhikistani, Turkmenistani, Ukraina dhe Uzbekistani).

Fenomeni që vijon te thellohet edhe gjatë 2011-2018, lajmëron një situatë stresuese sipas një raporti të posaçëm të Bankës Botërore për tranzicionin demografik në qytetet e Rajonit të ECA.

Rënia e mprehtë ose rritja e papritur e popullsisë mund të çoje në kolaps financimin e infrastrukturës lokale dhe ofrimin e shërbimeve komunale.

Nga ana tjetër sfidat në qytetet me rritje të shpejtë te popullsisë krijojnë deficit ne strehimin dhe plotësimin e nevojave infrastrukturore.

Qytetet e ECA-së po përjetojnë rënie të popullsisë në mënyrë të paprecedentë dhe në një shkallë të paparë lajmëron Banka Botërore. Midis 2000 – 2010 rreth 61 për qind e qyteteve në ECA shënuan rënie të popullsisë. Qytetet në rënie kanë humbur mesatarisht 11 për qind të popullsisë së tyre ndërmjet viteve 2000 dhe 2010. Nga vendi në vend ndryshimet  janë të mëdha.

Për shembull, vende si Shqipëria, Moldavia, Rusia dhe Serbia kanë parë rritje në përqindjen e qyteteve që po pësojnë rënie. Bullgaria, Shqipëria dhe Rumania kanë më shumë se 80 për qind të qyteteve të tyre në rënie.

Para viteve 1990 popullsia në qytetet e vendeve lindore ishte e shtrirë sipas një planifikimi ekonomik. Per shembull në disa raste, qytetet u krijuan në zona të largëta per rritur dominancen gjeografike, si në rastin e Rusisë.

Në raste të tjera, rritja e qyteteve u ndikua kryesisht nga vendimet e imponuara nga qendra. Vendbanimet e vogla u rritën në mënyrë eksponenciale kur shteti u dha atyre statusin e veçantë të qytetit ose i bëri ato selinë e institucioneve të arsimit të lartë.

Migracioni gjithashtu luan një rol themelor në formësimin e tendencave demografike kombëtare dhe urbane ne ECA. Për disa dekada, Evropa Perëndimore ka tërhequr një numër të konsiderueshëm të migrantëve nga Evropa Qendrore dhe Lindore. Për pasojë lindshmëria po bie dhe popullsia e këtyre vendeve është në rënie.

Një rënie në popullsi dhe densitetit të saj mund të përkthehet në sfida të shumta për ofrimin e shërbimeve, të cilat përfitojnë nga ekonomitë e shkallës dhe densitetit.

Përvojat e qyteteve në SHBA sugjerojnë se të parët që largohen nga qyteti janë ata që kanë më shumë burime ekonomike në dispozicion. Si e tillë, rënia e popullsisë lidhet me rritjen e shkallës së varfërisë. Në SHBA, shkalla e varfërisë në 10 qytetet më rënie të popullsisë është dy herë më e lartë se ajo kombëtare./ Monitor

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI