Flash

Berisha: Nuk besoj se Tillerson dënoi Llallën pa fakte

Lapsi.al 20 February 2018
Berisha: Nuk besoj se Tillerson dënoi Llallën pa fakte

 

Në emisionin “Studio e Hapur”, Berisha ka komentuar vendimin e SHBA-ve për të shpallur ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla person ‘non grata’. Sipas Berishës, një zyrtar i lartë si sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson, nuk mund të ketë marrë një vendim të tillë pa prova solide.

 

"Mendoj që në princip se një vendim i tillë i një shtetari si Tillerson duhet të ketë baza dhe jashtë një baze solide nuk mund të merrej një vendim i tillë."  - u shpreh Sali Berisha.

Ndalimin e vettingut për Adriatik Llallën, ish-kryeministri Sali Berisha e quan të gabuar.

"Absolutisht unë e quaj veprim të gabuar nenin e heqjes së vettingut. Ai është një pragmatizëm i diktuar nga të huajt por jo i ndershëm. Në qoftë se unë kam shkelur, kam krijuar akte korruptive, kam gëzuar pasuri të paligjshme unë nuk duhet t’i gëzoj. Por Kushtetuta ka bërë një amnisti. E ka ndaluar Kushtetuta vettingun. Gjykatësi dhe prokurori që tërhiqet nga detyra ndërpritet vettingu. Çdo vendim i Kushtetueses është normë kushtetuese.

Nëse ka të dhëna për çdo njeri Prokuroria duhet të nisë hetimin, jo pse refuzoi. Unë nuk do isha dakord me ndërprerje vettingu." - u shpreh Berisha.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, d...

15:26

Me sytë katër

PAPARAZZI