Flash

VIDEO/ Rama zbulon komplimentin e çuditshëm që i ka bërë Merkel

Lapsi.al 20 February 2018
VIDEO/ Rama zbulon komplimentin e çuditshëm që i ka

Në emisionin “Provokacija” të Mustafa Nanos, kryeministri Edi Rama, ka folur për marrëdhënien e tij me kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel. Për Ramën, kjo marrëdhënie për të është shumë e posaçme.

“E vërteta është që qysh në momentin e parë kemi pasur një marrëdhënie, për mua shumë të posaçme. Për atë s’besoj që të hyj te marrëdhëniet e saj të posaçme sepse ka shumë të tjerë përpara meje”, - tha Rama.

Sipas Kryeministrit të Shqipërisë, Angela Merkel e ka komplimentuar, kur ai u shfaq për herë të parë me atlete.

“Çfarë mund të mendojë Angela Merkel për Edi Ramën? Nuk e di duhet ta pyesni, nuk e kam idenë. Di të them që për atletet, kur u shfaqën për herë të parë më ka bërë një kompliment shumë të bukur” – tha kreu i qeverisë.

Kujtojmë se më herët Rama ka deklaruar se atletet ia ka pëlqyer edhe presidenti francez Macron të cilit i ka dhuruar një palë të tilla. ©LAPSI.al

https://youtu.be/3av4s6e747c

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, d...

15:26

Me sytë katër

PAPARAZZI