Flash

Berisha: Si u përbuz Rama në tre takimet në 91-shin dhe deklarata për varjen e babait

Lapsi.al 20 February 2018
Berisha: Si u përbuz Rama në tre takimet në 91-shin dhe deklarata

Sali Berisha ka rrëfyer tre takime me kryeministrin Edi Rama në vitin 1991, në ditët e para të krijimit të PD-së. Në emisionin “Studio e Hapur” në News24 u shfaqën dy foto ku Rama, Berisha dhe Ardian Klosi bisedonin, si dhe një tjetër ku Rama fliste në mitingun e PD-së. 

"Asgjë nuk harroj unë, ky është mitingu që Rama erdhi në legalizimin e PD. Rama nuk ishte në ditët e protestës, ka qenë në Korfuz se kishte një ekspozitë, e kishin nis për ta larguar nga problemi. U kthye, erdhi në mbledhje, e nxori Gramoz Pashko jashtë nga mbledhja, se u soll shumë harbut, dhe ishte i veshur me këpucë zbori, me çorape të leshta, dukej kukubet. Pashko tha nuk e duroj dot kështu.

Çfarë ndodhi, u zhduk nuk erdhi më.

 

Kur vjen ditën e mitingut dhe më kërkon, dua të flasim më tha. I thashë të vërtetën, më vjen keq por është përcaktuar se kush do flasë. Unë nuk mundem dhe këtë po i shpjegoj. Nuk mundem ta prish këtë protokoll. Ky siç e ka zakon, këputi dhe një të sharë dhe u largua me Ardianin. Ndërkohë që iku dhe s’u duk më.

E kam takuar dhe njëherë tjetër. Më 15 janar zhvillohet një miting me institucionet artistike të Tiranës në sheshin “Italia”. Ky erdhi me Kasem Trebeshinën dhe Ardian Klosin. Ky nuk çonte fjalë përpara por vinte papritur. Do flas tha se ju nuk flisni si duhet. Unë do them që nga një komunist të varet në shtyllë. I thashë po babën ku do e varësh. Në shtyllë tha. I thashë atëherë shko dhe krijo partinë e varjes në shtyllë. E lashë të fliste, nuk tha ato, tha na skuqi si kinezët…

Sapo unë sulmova Enver Hoxhën, sigurimi i shtetit me malavitën që kishte mbledhur u fut dhe çau në dysh mitingun. Pastaj ka ardhur, hera e tretë dhe e fundit, në një takim me intelektualët e Tiranës. Aty i janë përveshur intelektualët dhe jo Sali Berisha. I është ngritur e ndjera Fatbardha Shkupi dhe i ka thënë Edi Rama të kërkosh ndjesë për persekutimin që më ka bërë Kristaq Rama mua, për pasoja e atij persekutimit dhe pastaj të vish të më japësh leksione mua. Është ngritur dhe ka ikur." - u shpreh Sali Berisha. 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, d...

15:26

Me sytë katër

PAPARAZZI