Flash

Rama me gjysmë zëri: Negociatat me BE mund të mos hapen tani, por në fund të vitit

Lapsi.al 20 February 2018
Rama me gjysmë zëri: Negociatat me BE mund të mos hapen tani, por

I ftuar në emisionin e ABC News, “Provokacija” të Mustafa Nanos, kryeministri Edi Rama tha se negociatat me BE-në do të hapen, por kjo mund të mos ndodhë në pranverë ashtu siç të gjithë e presin. Sipas tij nëse hapja e negociatave nuk ndodh në Qershor, atëherë kjo çështje mund të shtyhet për në fund të vitit.

“Unë kam shumë besim se nëse nuk ndodh ndonjë gjë, po themi që sot, ne nuk e dimë, diçka e paparashikueshme, negociatat do të hapen. Çështja është nëse ne do të arrijmë t’i bindim vendet anëtare dhe nëse vendet anëtare do të kenë disponimin e plotë për t’i hapur negociatat në Qershor apo nëse kjo mund të shtyhet për në fund të vitit”, - u shpreh kryeministri, Edi Rama.

Siç dihet Brukseli ka vënë një sërë detyrash për qeverinë e Tiranës të cilat mesa duket nuk janë plotësuar ende në mënyrë bindëse. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, d...

15:26

Me sytë katër

PAPARAZZI