Flash

Shkatërrohet grupi kriminal i minave me telekomandë, dy në pranga

Lapsi.al 21 February 2018
Shkatërrohet grupi kriminal i minave me telekomandë, dy në pranga

Shkatërrohet një tjetër grup kriminal që përgatiste mina me telekomandë. Finalizimi i operacionit të koduar  "GOES ON” nga policia e Lezhës ka çuar në pranga dy persona, ndërsa janë shpallur në kërkim dy bashkëpunëtorët e tyre.

Të arrestuarit janë Artur Popa 46 vjeç, lindur në Kukës  dhe banues në Valias, Kamëz, (i dënuar më parë) dhe Valtor Cala 30 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.

Ndërkohë për dy personat e shpallur në kërkim nuk jepen të tjera të dhëna për shkak të hetimit.

Dy personat u arrestuan në hyrje të Lezhës me tre mina me telekomandë

Finalizimi i operacionit erdhi pas një pune disa javore hetimore.  Siç bën me dije shtetasi, Artur Popa, me automjetin e tij me targë AA 811 GF , i shoqëruar nga automjeti tjetër  me targë AA 733 DM, që  drejtohej nga shtetasi Valtor Cala,   transportonte  3 mina me telekomandë ku në hyrje të qytetit të Lezhës.

Në atë moment  shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë duke kapur  në flagrancë të dy shtetasit e lartpërmendur.

Gjithashtu gjatë kontrollit shtetasit Artur Popa ju gjet dhe një sasi prej 55 gramë lëndë narkotike e llojit cannabis sativa e ngjashme me atë të vajit të hashashit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan

-3 mina me telekomandë të pajisura me telefon për shpërthim në distancë.

-55 gramë lëndë narkotike e ngjashme me atë të vajit të hashashit.

-14 telefona celularë.

-dy automjete

-3 fitila si ato zjarrpërcjellës.

-një çantë ku ishin futur minat

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, d...

15:26

Me sytë katër

PAPARAZZI