Flash

Hajdutët me maska grabisin çiftin në Shkodër, marrin makinën dhe para

Lapsi.al 21 February 2018
Hajdutët me maska grabisin çiftin në Shkodër, marrin
Në mesnatë një grabitje me armë ka ndodhur në fshatin Shirq të njësisë administrative Dajç në qytetetin e Shkodrës. Raportohet se dy persona të maskuar kanë hyrë në një banesë e cila është në pronësi të shtetasit Mark Alia. Gjatë momentit të grabitjes në shtëpi ndodheshin vetëm dy persona të moshuar. Policia ka marrë një telefonatë për një grabitje të një banese, e cila është nisur menjëherë për të verifikuar ngjarjen. Sipas të dhënave të policisë banesa e grabitur kishte kamera sigurie dhe sisteme alarmi, raportohet se grabitësit kanë marrë një sasi të konsiderueshme parash nga banesa, një celular edhe një armë gjahu ‘çifte’, gjithashtu kanë marrë edhe automjetin i cili ndodhej në oborrin e shtëpisë.

Grabitësit ishin tre persona të maskuar dy nga të cilët janë futur në banesë ndërsa një tjetër ka qendruar jashtë.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, d...

15:26

Me sytë katër

PAPARAZZI