Flash

Digjet makina e këshilltarit bashkiak në Tepelenë, reagon PD: Të zbardhet ngjarja

Lapsi.al 21 February 2018
Digjet makina e këshilltarit bashkiak në Tepelenë, reagon PD:

Në orët e vona të mbrëmjes është djegura automjeti i një avokati në Tepelenë.  Sipas raportimeve të para zjarri i rënë në mjetit tip 'Benz' është në pronësi të avokatit Xhaferr Meçe. Avokati dyshon se zjarrvenia është e qëllimshme pasi makinës i ishte thyer paraprakisht xhami. Meçe ka qenë më herët edhe kryetar i degës së Partisë Demokratike në Tepelenë.

Në një reagim për mediat Partia Demokratike dënon me forcë aktin kriminal të zjarrvënies së qëllimshme të automjetit personal të këshilltarit të demokrat në Këshillin Bashkiak të Tepelenës, Xhafer Meçe.

“Ne i bëjmë thirrje policisë dhe prokurorisë të zbardhin e pa vonesë ngjarjen dhe të arrestojnë e vendosin para ligjit autorët dhe porositësit e këtij akti të shëmtuar kriminal. Partia Demokratike shpreh solidaritetin dhe mbështetjen e plotë për këshilltarin tonë në Bashkinë e Tepelenës z. Xhafer Meçe dhe familjarët e tij”, - nënvizon PD.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, d...

15:26

Me sytë katër

PAPARAZZI