Flash

VIDEO SKANDAL/ Policia bllokon ambulancën të kalonte delegacioni qeveritar

Lapsi.al 21 February 2018
VIDEO SKANDAL/ Policia bllokon ambulancën të kalonte delegacioni

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në qendër të Tiranës. Policia shqiptare ka treguar zellin për të zbatuar urdhrat pavarësisht parimeve njerëzore.

Në një video të publikuar online nga aktori Indrit Çobani shihet sesi një patrullë e policisë së shtetit mban për minuta të tëra të bllokuar segmenin e unazës për të kaluar në bulevard një delegacion qeveritar duke lënë të priste një ambulancë te nisur me urgjencë.

Bëhet fjalë për eskortën e Kryetarit të Senatit të Republikës Çeke, Milan Štěch që ka bllokuar rrugët e Tiranës sikur kishte mbërritur sërish George W. Bush apo Angela Merkel.

“Për kë bien këto sirena?!?!?!?! Prit i sëmurë prit.... Për minuta të tëra sot policia e shtetit bllokoi në trafik një urgjencë mjekesore duke i dhënë përparesi burokratëve me kollare..... #policiaqeduam” – shkruan Çobani.  ©LAPSI.al

Të këshilluara

Patozi: Gabimi që po bën Berisha me Bashën

Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike Astrit Patozi thotë se ish-kryeministri dhe ish-kryetari Sali Berisha është duke bërë një lëvizje të gabuar përsa u përket...

21:13

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, d...

15:26

Me sytë katër

PAPARAZZI