Flash

(FOTO) Atentat me armë zjarri 27-vjeçarit shqiptar në Milano, në gjendje kritike

Lapsi.al 21 February 2018
(FOTO) Atentat me armë zjarri 27-vjeçarit shqiptar në Milano,

Një 27-vjeçar shqiptar mbeti i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në komunën Busto Garolfo, në Milano.

Mediat italiane raportojnë se shqiptari, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, është transportuar në spital në gjendje të rëndë.

Pak pas orës 20.30, i riu u qëllua me një plumb në bark në rrugën “Cadorna”. Raportohet se i plagosur ai arriti të shkonte në një bar në rrugën “Mazzini”, për të kërkuar ndihmë.

Në vendngjarje mbërriti ekipi i urgjencës. Shqiptari u transportua me “kod të kuq” në spitalin Legnanos. Disa dëshmitarë, shprehen se është qëlluar nga një makinë me ngjirë të errët. Ndërkohë, hetimet janë në vijim.

Të këshilluara

Patozi: Gabimi që po bën Berisha me Bashën

Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike Astrit Patozi thotë se ish-kryeministri dhe ish-kryetari Sali Berisha është duke bërë një lëvizje të gabuar përsa u përket...

21:13

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, d...

15:26

Me sytë katër

PAPARAZZI