Flash

Basha në Kuvend: Negociatat në rrezik prej krimit, u hiqet buka e gojës familjeve se kanë sobë me dru

Lapsi.al 22 February 2018
Basha në Kuvend: Negociatat në rrezik prej krimit, u hiqet buka e

Nga foltorja e Kuvendit Lulzim Basha nuk i kurseu akuzat për qeverisjen e Ramës. Ai hodhi akuza të shumta në lidhje me  gjendjen e mjeruar në vend, pasi kujtoi se Rama u hoqi bukën e gojës 20 mijë familjeve duke i lënë pa asnjë ndihmë, e teksa bëri përgjegjës Ramën dhe qeverisë, që e quajti banda e hajdutëve, Basha iu drejtuar me një thirrje të fortë gjithë shqiptarëve.

“Negociatat në rrezik prej krimit e korrupsionit, bashkohuni shqiptarë, opozitën e keni gjithmonë me vete. Bashkohuni ta çlirojmë vendin nga këta 50 banditë ne jemi shumica të marrim fatin tanë në duart tona. Asnjë fjalë nuk thanë për mbi 20 mijë familje që i hoqën bukën e gojës. Ministrja është në abuzim total të detyrës, tregoi në limitet e kohës se po të kesh sobë me dru s’ke të drejtë të marrësh ndihmë, edhe kur nuk ke asnjë të ardhur, por refuzon të tregojë se çfarë sistemi pikëzimi zgjodhën për të përjashtuar mijëra familje. Po të kishim prokurori të pavarur do e merrte marionetën e Ramës dhe vetë Ramën të pandehur.” – tha Basha.

 

 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, d...

15:26

Me sytë katër

PAPARAZZI