Flash

Misioni i OSBE: Korrupsioni, një nga sfidat e mëdha, përkeqësim këtë vit

Lapsi.al 22 February 2018
Misioni i OSBE: Korrupsioni, një nga sfidat e mëdha,

Pas rezultateve të raportit të Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit të Transparency International, reagon edhe OSBE, të cilët nxitin për më shumë llogaridhënie nga institucionet publike dhe hetime të pavarura të korrupsionit. Prezenca e OSBE në Shqipëri, në faqen e saj zyrtare në Twitter, shpreh keqardhjen që trendi pozitiv që vazhdon nga 2013 është përmbysur dhe kete vit kaperkeqesim. Aty shtohet se korrupsioni mbetet një nga sfidat më të mëdha për Shqipërinë.

“Rezultatet e #CPI2017 paralajmërojnë se korrupsioni mbetet një nga sfidat më të mëdha të Shqipërisë. Prezenca OSBE vëren me keqardhje se trendi pozitiv që nga viti 2013 ndryshoi, dhe nxit për më shumë llogaridhënie nga institucionet publike & hetim të pavarur të korrupsionit. Prezenca e OSBE-së i nxit institucionet publike dhe agjencitë ligjzbatuese të Shqipërisë të vijojnë zbatimin e reformave në drejtësi dhe antikorrupsion, sipas rekomandimeve ndërkombëtare. Ne mbetemi të përkushtuar ta mbështesim Shqipërinë në luftën e saj kundër korrupsionit”, - thuhet në deklaratën e OSBE në Tiranë.

Për vitin e kaluar, Shqipëria renditet në vendin e 91 nga 180 vende, me 38 pikë, duke lënë pas vetëm Maqedoninë, ndërsa ndan të njëjtin pozicion me Bosnje-Hercegovinën sa i përket rajonit të Ballkanit.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, d...

15:26

Me sytë katër

PAPARAZZI