Flash

Sulmi me thikë ndaj Gjokës, reagojnë Vllaznia dhe Bashkia e Shkodrës

Lapsi.al 22 February 2018
Sulmi me thikë ndaj Gjokës, reagojnë Vllaznia dhe Bashkia e

KF Vllaznia dhe Bashkia e Shkodrës kanë reaguar pas sulmit që iu bë trajnerit Ernest Gjoka pas stërvitjes. Në deklaratën e shpërndarë për shtyp theksohet se ngjarja, ku trajneri u tentua të qëllohet me thikë nga një person ende i paidentifikuar, është e qëllimshme dhe bëhet për të goditur Vllazninë në momentet e saj më të mira.

Në këto kushte Klubi dhe Bashkia e Shkodrës do t’i kërkojnë FSHF-së shtyrjen e takimit me Luftëtarin në Gjirokastër në një datë tjetër.

DEKLARATE PER SHTYP: 

Bashkia e Shkodres dhe KF Vllaznia jane njohur me ngjarjen e rende te ndodhur pasditen e sotme ne Fushen e Lekurave, ku pas stervitjes eshte goditur dhe kercenuar me jete traineri i ekipit te pare Ernest Gjoka.

Menjehere, traineri Gjoka, drejtuesit e Bashkise dhe te Klubit, kane komunikuar me Policine e Shtetit duke i vene ne dijeni per ngjarjen si dhe duke u kerkuar zbardhjen e plote te saj dhe arrestimin e agresorit.

Ky akt i turpshem, i cili nuk ka lidhje me qytetarine e spikatur shkodrane, denohet me vendosmerine me te madhe nga ana e Bashkise, Klubit, stafit drejtues- teknik dhe futbollisteve. Nuk perjashtojme mundesine e nje prapavije te qellimte, ndoshta edhe te sponsorizuar por qe mbetet ne duart e organeve kompetente qe te zbardhet plotesisht.

Aktin e goditjes dhe te kercenimit me jete me arme te ftohte- thike te trainerit Gjoka, futbollistet, stafi teknik dhe drejtues i KF Vllaznia, Bashkia e Shkodres dhe tifozet e shumte e konsiderojne si goditje te qellimshme, te miremenduar te dikujt/disave qe duan te demtojne Vllaznine ne momentin e saj ndoshta me te mire.

Ne keto kushte Klubi dhe Bashkia e Shkodrës do t’i kerkojne FSHF-se shtyrjen e takimit me Luftetarin ne Gjirokaster ne nje date tjeter.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, d...

15:26

Me sytë katër

PAPARAZZI