Flash

Veliaj intimidon gazetarët/ Sulmon LIVE Rakipllarin dhe Liperin

Lapsi.al 22 February 2018
Veliaj intimidon gazetarët/ Sulmon LIVE Rakipllarin dhe Liperin

Kryebashkiaku Erjon Veliaj është përplasur me gazetarët në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan, por u është shmangur shumicës së pyetjeve. Disa herë në vështirësi ai është hedhur në sulm duke intimiduar gazetarët e pranishëm.

Këmbënguljes së gazetares Ornela Liperi nëse në sheshin pas godinës së re të Teatrit do të ketë ndërtesa të larta, Veliaj nuk ka dhënë një përgjigje të qartë. Kryebashkiaku i Tiranës tha se aty një pjesë e hapësirës ishte e bashkisë dhe pjesa tjetër i takonte privatit.

Ai nuk pranoi të fliste për kulla, apo ndërtesa të tjera që do ndërtohen rreth tij, por tha se prona e bashkisë nuk do të tjetërsohet ndërsa prona private do të zhvillohet prej tyre.

Gjatë debatit, Veliaj iu drejtua Liperit me fjalët: “Shpirti vogël, prit kekun të piqet…” si për të thënë se asgjë nuk është vendosur ende.

Nuk është lënë pas me akuza nga Veliaj edhe kryeredaktori i Panoramës, Robert Rakipllari të cilin kryebashkiaku e quajti “biznesmen”, “gjitholog”, etj...

“Do bëhemi “Disko Lajme” me këtë emision. Je komplet jashtë” - i tha Veliaj, Rakipllarit dhe për ta vënë edhe më në siklet e pyeti nëse është ende aksioner në një universitet privat, por gazetari e mohoi. ©LAPSI.al  

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, d...

15:26

Me sytë katër

PAPARAZZI