Flash

Kallëzohet penalisht Presidenti Hashim Thaçi për tradhëti ndaj vendit

Lapsi.al 23 February 2018
Kallëzohet penalisht Presidenti Hashim Thaçi për tradhëti

Lëvizja “Vetëvendosje” ka dorëzuar në Prokurorinë Speciale një kallëzim penal ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçit, duke e akuzuar atë për “Shkelje të rëndë” dhe “Tradhti ndaj vendit” në çështjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Deputetja e “Vetëvendosjes”, Albulena Haxhiu, ka konfirmuar para gazetarëve se në mëngjesin e së enjtes kanë dorëzuar kallëzimin penal. “Sot në mëngjes ne si subjekt politik kemi deponuar në Prokurorinë Speciale kallëzimin penal kundër Hashim Thaçit për shkak të veprës penale ‘Tradhti ndaj vendit’”, ka deklaruar Haxhiu.

Ajo më tej ka thënë se ka dyshim të bazuar se me veprimet e ndërmarra në cilësinë e presidentit Thaçi ka kryer veprën penale të paraparë në Nenin 124, paragrafi 2 të Kodit Penal të Kosovës, shkruan tutje “Zëri”.

“Para vetës kam Nenin 124, paragrafi 2 të Kodit Penal të Kosovës dhe më lejoni që këtu para jush ta lexoj atë. Tradhtia ndaj vendit është Neni 124, kushdo që në cilësinë e presidentit të Kosovës nënshkruan marrëveshje ndërkombëtare ose ndonjë akt me të cilin pjesë të territorit të Kosovës jepen apo lihen nën sovranitetin e ndonjë shteti tjetër dënohet së paku me 15 vjet apo me burgim të përjetshëm”, ka thënë më tej Haxhiu…

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, d...

15:26

Me sytë katër

PAPARAZZI