Flash

Drejtori i Zërit të Amerikës: Llalla 'non grata' në SHBA, vendim i qartë dhe shumë serioz

Lapsi.al 23 February 2018
Drejtori i Zërit të Amerikës: Llalla 'non grata'

Drejtuesi i “Zërit të Amerikës”, Elez Biberaj, duke komentuar ndalimin e familjes së ish-Kryeprokurorit Adriatik Llalla për të hyrë në SHBA, thekson se vendimi është i qartë dhe se duhet të jetë një çështje serioze.

Biberaj hedh poshtë pretendimet e shprehura nga Llalla se Lu ka dezinformuar me njoftimet që ka dërguar në SHBA, duke pohuar se qeveria amerikane funksionon në mënyrë perfekte.

“Njoftimi është shumë i qartë. Që të ndërmerret një vendim i tillë duhet të jetë një çështje shumë, por shumë serioze. Nuk besoj se ekziston mundësia që të ketë dezinformuar ambasadori. Ai ka kontribuar shumë në këtë vend në luftën kundër korrupsionit, kundër krimit të organizuar. Qeveria amerikane funksionon në një mënyrë shumë perfekte. Që të ndërmerret një vendim i tillë, duhet të ketë kaluar në shumë kanale dhe çështja duhet të jetë mjaft serioze. Vendimi është shumë i qartë”, - u shpreh Biberaj.

 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, d...

15:26

Me sytë katër

PAPARAZZI