Flash

“Po i falni zonat me naftë Greqisë”! Si i përgjigjet Ditmir Bushati akuzës...

Lapsi.al 19 February 2018
“Po i falni zonat me naftë Greqisë”! Si i përgjigjet

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka folur sërish për marrëveshjen e kufirit detar me Greqinë. Në një intervistë për emisionin “5 pyetje nga Babaramo” ai ka mohuar që të ketë aktualisht një akord konkret për këtë çështje përveç parimeve dhe ka mohuar që fqinjëve t’u jetë falur hapësire detare naftembajtese.

“Mbi bazën e çfarë konsiderate nisen këta njerëz? Mbi bazën e çfarë harte nisen këta njerëz? E para kur nuk ka një proces negocimi ende. E dyta ka studime që nga 84-ra dhe unë shpresoj që ata njerëz që kanë qenë në detyrë para nesh të paktën të kenë hedhur një sy këtyre studimeve të hartuara nga ekspertë vendas dhe ndërkombëtarë” – kundërshton Bushati.

“2 vite pasi konventa mbi të drejtën e detit erdhi në jetë, kanë filluar diskutimet. Ka grupe pune të institucioneve shqiptare që në atë kohe e deri më sot. Ka njolla, po i quaj si të tilla, njolla në detin Jon ku përcaktohen qartësisht zonat potencialisht naftëmbajtëse. Prandaj po them, ky nuk është një proces që ka nisur sot” – thotë Bushati i cili premton se marrëveshja do të jetë më e mirë se ajo e vitit 2009. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, d...

15:26

Me sytë katër

PAPARAZZI