Flash

Skandali/ Spitali i Sarandës njofton më shpejt agjensitë funerale se të afërmit e viktimës

Lapsi.al 19 February 2018
Skandali/ Spitali i Sarandës njofton më shpejt agjensitë funerale

Punonjës të spitalit të Sarandës pranojnë se, sa herë ka raste vdekjesh njoftohet prej tyre agjencia funerale me telefon dhe lejojnë të rrinë personat dhe mjetet e zyrave funerale në ambientet e spitalit, pavarësisht se kjo është në kundërshtim me ligjin dhe me urdhrat e autoriteteve përkatëse.

Në “Fiks Fare” u ankuan disa qytetarë për abuzimet nga personeli i Spitalit të Sarandës. Madje, sipas ankesave, më shpejt njoftohen agjencitë funerale për vdekjen e një personi në spital, sesa njoftohen familjarët e viktimës.

Bashkë me ankesat, në redaksi mbërritën dhe disa fotografi, ku në ambientet e spitalit vihen re motorët dhe punonjës të agjencisë funerale. I njëjti motor, ngjyrë blu, pa targa, që është i parkuar tek agjencia funerale, shihet i parkuar edhe në hyrje të spitalit.

Pas ankesës së qytetarëve, gazetarët e “Fiksit” verifikuan situatën edhe në spital, ku gjatë bisedave me ndihmësmjekë, infermierë e punonjës të ndryshëm të spitalit, pranohet se agjencia funerale bashkëpunon me stafin për të marrë njoftime për vdekjet, megjithëse kjo është e ndaluar që prej vitit 2015, kur ka dalë një udhëzim i ministrit të Shëndetësisë dhe një urdhër i drejtorit të spitalit.

Madje, në një rast, vet pronarja e agjencisë funerale “Bebri” vjen me një furgon në oborrin e spitalit, pasi do të priste një të vdekur dhe askush nuk e ndalon, pavarësisht se nuk lejohet. Ndërsa një infermiere tregon se pronarja e agjencisë funerale jep 10 mijë lekë për personin që e njofton se ka rast vdekjeje në spital.

Në një tjetër bisedë me bashkëpunëtorët e “Fiks Fare”, një qytetare, të cilës i kishte vdekur një i afërm në Tiranë, tregon se gjatë të gjithë rrugës për në Sarandë, shoferi dhe infermierja i janë lutur të kryejë shërbimet e varrimit me agjencinë funerale “Bebri”, me qëllim që të marrin nga 10 mijë lekë për person.

Pra, personeli mjekësor pranon se agjencitë funerale njoftohen nga vet ata, edhe pse ka një urdhër dhe udhëzim prej gati 3 vitesh që nuk duhen lejuar.

Për këtë arsye, “Fiks Fare” pyeti edhe drejtorin e spitalit, Tajar Lako. Drejtori Lako tha se ka rreth një muaj që ka marrë këtë detyrë, por para pak ditësh është vënë në dijeni nga një qytetar, që nuk ka lidhje me agjencitë funerale, se ky problem ekziston, megjithëse nuk e ka konstatuar vet.

Ai pranon se ka një urdhër që i ndalon këto abuzime, por për të minimizuar këtë veprimtari tha se në rastet e vdekjeve, transportimi i viktimave nga pavijoni në morg nuk do të bëhet më nëpërmjet korridoreve, por do të bëhet përmes një kalimi që bashkon spitalin me morgun, me qëllim që të shmangen të gjitha abuzimet dhe familjarët do të shikojnë të vdekurin në morg, ku mund të kontraktojnë agjencitë funerale që duan, pa u ndikuar nga personeli mjekësor.

Madje, menjëherë pas interesimit të “Fiks Fare”, drejtori i spitalit ka nxjerrë një urdhër edhe më të qartë sesa ai i para tri viteve, që ua ka vënë në dispozicion shefave dhe kryeinfermierëve të pavijoneve. Sipas urdhrit, çdo shkelje e tillë nga personeli mjekësor është e barabartë me largim nga puna.

Të këshilluara

Vlorë/ Shpërthehet marketi në mesnatë

Në ora 23:45 të mbrëmjes së djeshme, një dyqan produktesh ushqimore u hodh në erë, në Kaninë të Vlorës. Dyqani ishte në pronësi të 44-vjeçarit Dedtim Yzeiraj...

17:57

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI