Flash

Negociatat me Greqinë, Meta i dërgon një letër 'sekrete' Bushatit

Lapsi.al 19 February 2018
Negociatat me Greqinë, Meta i dërgon një letër

Kreu i shtetit Ilir Meta mësohet se i ka dërguar një letër ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushatit në lidhje me një nga debatet që tashmë ka marrë jehonë jo vetëm brenda Shqipërisë, por edhe saj siç është ajo e një marrëveshje ‘sekrete’ me Greqinë.

Javën e kaluar kryediplomati shqiptar kërkoi plotfuqishmërinë nga kreu i shtetit për nisjen e negociatave me Athinën për marrëveshjet e pazgjidhura mes dy vendeve, të cilat janë trajtuar në dy takimet e Bushatit me Kotzias në Kretë dhe Korçë. Burime në dijeni të ekzistencës së kësaj letre, bëjnë të ditur për Report Tv se letra e Metës është e klasifikuar "sekret".

Sipas të njëjtit burim, në letër nuk kërkohen vetëm negociatorët, por Presidenti i Republikës kërkon të dijë nga qeveria edhe sa i takon parimeve të negociimit me palën greke sa i takon zgjidhjes së dy çështjeve të nxehta, marrëveshjes për 'Detin' dhe shfuqizimin e Ligjit të Luftës.Më herët u raportua në media se presidenti Meta i kishte kërkuar Bushatit përfaqësuesin e tij në tryezën e negociatave. Është e paqartë nëse letra e cilësuar "sekret" ka mbërritur në adresën e ministrit të Jashtëm, Bushati.

Të këshilluara

Vlorë/ Shpërthehet marketi në mesnatë

Në ora 23:45 të mbrëmjes së djeshme, një dyqan produktesh ushqimore u hodh në erë, në Kaninë të Vlorës. Dyqani ishte në pronësi të 44-vjeçarit Dedtim Yzeiraj...

17:57

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Skandali miliardësh i Nvidia-s, çfarë po ndodh me gjigantin e AI dhe a preket Shqipëria

Skandali që ka përfshirë gjigantin amerikan të teknologjisë Nvidia çoi në dorëheqjen e themeluesit dhe drejtorit ekzekutiv, Jensen Huang, pas 33 vitesh në drejtimin e kompanisë. Vendimi, i konfirmuar zyrtarisht më 12 nëntor, vjen pas zbulimeve për marrëdhënie jashtëmartesore, njëra prej të cilave me një grua që dyshohet nga autoritetet amerikane se ka lidhje me inteligjencën kineze.

08:37

Me sytë katër

PAPARAZZI