Flash

Komisioni hetimor 'Tahiri', PD kërkon që të merret në pyetje edhe kryeministri Rama

Lapsi.al 19 February 2018
Komisioni hetimor 'Tahiri', PD kërkon që të merret

Konferenca e kryetarëve u zhvillua me dyrt të mbyllura ditën e sotme, ku u shqyrtua kërkesa e PD dhe LSI për ngritjen e një komisioni hetimor për rastin “Tahiri”. Ndërkohë, gjatë mbledhjes mësohet se mazhoranca ra parimisht dakord për ngritjen e komisionit, por kërkoi kohë pasi duhet bërë, siç sqaroi Taulant Balla, disa riformulime me projektvendimin për ngritjen e komisionit hetimor.

“Kërkoj disa ditë kohë që mazhoranca të shkruajë një projektvendim që të jetë i saktë ligjërisht dhe juridikisht”, tha Balla.

Nga ana tjetër, demokrati Edmond Spaho e kundërshtoi duke thënë se “Mendoj se ka pasur kohë të mjaftueshme pasi ka më shumë se një javë që është dorëzuar kërkesa. Ne do hetojmë një çështje që ka të bëjë me ish-ministrin Tahiri dhe ndërhyrjet që ka bërë parlamenti dhe qeveria në këtë çështje. Ju doni që kjo çështje të mos hetohet dhe Saimir Tahiri të dalë i pa lagur”.

Mes personave që demokratët kërkojnë të merret në pyetje për çështjen Tahiri është edhe kryeministri i vendit Edi Rama, sqaroi Spaho ndër të tjera.

 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Skandali miliardësh i Nvidia-s, çfarë po ndodh me gjigantin e AI dhe a preket Shqipëria

Skandali që ka përfshirë gjigantin amerikan të teknologjisë Nvidia çoi në dorëheqjen e themeluesit dhe drejtorit ekzekutiv, Jensen Huang, pas 33 vitesh në drejtimin e kompanisë. Vendimi, i konfirmuar zyrtarisht më 12 nëntor, vjen pas zbulimeve për marrëdhënie jashtëmartesore, njëra prej të cilave me një grua që dyshohet nga autoritetet amerikane se ka lidhje me inteligjencën kineze.

08:37

Me sytë katër

PAPARAZZI