Flash

Aksidenti në Shkodër, njëra nga makinat e përplasura i përket një të dënuari me burg

Lapsi.al 19 February 2018
Aksidenti në Shkodër, njëra nga makinat e përplasura i

Mbrëmjen e djeshme një aksident i rëndë ndodhi në aksin Velipojë – Shkodër, ku për pasojë 4 persona të të njëjtës familje humbën jetën, ndërsa 2 të tjerë janë rëndë në spital.

Si pasojë e përplasjes së fortë humbën jetën kryefamiljari Edmond Preka me dy fëmijët, djalin 8-muajsh dhe vajzën 5-vjeçe. Bashkëshortja e tij dhe vajza 10 vjeçare janë në gjendje të rëndë në spital.

Jashtë rrezikut janë dy personat që ndodheshin në fuoristradë Sokol Muja dhe Ndrek Gjergji. Mësohet se Sokol Mujaj, pasagjer tek fuoristrada që drejtohej nga Ndrek Gjergji, rezulton një person me precedent penal. Mujaj është arrestuar në vitin 2004 për trafik raketash nga Mali i Zi drejt Shqipërisë. Ai u dënua nga Gjykata e Krimeve të rënda me 8 vite burg.

Mujaj së bashku me Ilmi Isufin, Armir Troshanin dhe Mentor Canin u arrestuan si pjesë e një organizate që po trafikonin 3 raketa tokë – ajër të tipit “STELA 2 M”, të cilat do të trafikoheshin më pas nga Tirana në një destinacion tjetër jashtë Shqipërisë. Mujaj kreu vetëm 6 vite burg, pasi në vitin 2010 ai u lirua pas amnistisë së Presidentit Topi.

 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Skandali miliardësh i Nvidia-s, çfarë po ndodh me gjigantin e AI dhe a preket Shqipëria

Skandali që ka përfshirë gjigantin amerikan të teknologjisë Nvidia çoi në dorëheqjen e themeluesit dhe drejtorit ekzekutiv, Jensen Huang, pas 33 vitesh në drejtimin e kompanisë. Vendimi, i konfirmuar zyrtarisht më 12 nëntor, vjen pas zbulimeve për marrëdhënie jashtëmartesore, njëra prej të cilave me një grua që dyshohet nga autoritetet amerikane se ka lidhje me inteligjencën kineze.

08:37

Me sytë katër

PAPARAZZI