Flash

Gjykata e Apelit lë në burg dy ish-Drejtorët e Rrugëve për abuzimet me rrugët

Lapsi.al 19 February 2018
Gjykata e Apelit lë në burg dy ish-Drejtorët e Rrugëve

Gjykata e Apelit në Durrës ka lënë në burg dy ish-Drejtorët e Përgjithshëm të Rrugëve, Dashamir Xhika dhe Andi Toma, të arrestuar me urdhër të prokurorisë për abuzime në ndërtimin e rrugës së Gjinarit dhe asaj Tiranë-Elbasan. Në seancën gjyqësore për rivlerësimin e masës së sigurisë, trupa gjykuese vendosi të lërë në fuqi 'arrestin me burg' të vendosur Gjykata e Elbasanit, vendim që është apeluar nga mbrojtja në Gjykatën e Apelit në Durrës.

"Arrest me burg" Apeli i Durrësit vendosi edhe Rexhep Tarban (mbikqyrës i punimeve në rrugën e Gjinarit),  ndërkohë për Agron Hysën, Kujtim Hysën dhe Rezarta Bokçiun u vendos detyrim paraqitje.  Gjashtë persona të tjerë janë shpallur në kërkim nga prokuroria.  Në këtë çështje akuzohen gjithsej 11 persona për të cilët prokuroria ka kërkuar caktimin e masave të sigurisë në gjykatë.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Skandali miliardësh i Nvidia-s, çfarë po ndodh me gjigantin e AI dhe a preket Shqipëria

Skandali që ka përfshirë gjigantin amerikan të teknologjisë Nvidia çoi në dorëheqjen e themeluesit dhe drejtorit ekzekutiv, Jensen Huang, pas 33 vitesh në drejtimin e kompanisë. Vendimi, i konfirmuar zyrtarisht më 12 nëntor, vjen pas zbulimeve për marrëdhënie jashtëmartesore, njëra prej të cilave me një grua që dyshohet nga autoritetet amerikane se ka lidhje me inteligjencën kineze.

08:37

Me sytë katër

PAPARAZZI