Flash

Meta shkresë Ramës dhe Bushatit për emrat e negociatorëve me Greqinë

Lapsi.al 19 February 2018
Meta shkresë Ramës dhe Bushatit për emrat e negociatorëve me

Presidenti Ilir Meta pritet t'i kërkojë Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme plotësimin e të dhënave në kërkesën për plotfuqishmërinë në bisedimet me Greqinë. Burimet kanë bërë të ditur se pas kthimit nga Kosova kreu i shtetit shqiptar do ti drejtohet me një shkresë zyrtare kryeministrit Edi Rama dhe Ministrit Ditmir Bushati për të vijuar me procedurat e kërkuara.

Po ashtu mësohet se Kreu i Shtetit shqiptar do të kërkojë që në negociata të përfshihet në negociata dhe një përfaqësues i Presidentit, ai i Shërbimit Informativ Shtetëror si dhe i Ministrisë së Drejtësisë. Megjithatë burimet saktësojnë se nuk bëhet fjalë për një refuzim të kërkesës por për plotësim të dhënash. Vendimi i Metës duket se është marrë pas konsultimeve me pesë ish- Presidentët e Shqipërisë.

Nga ana tjetër qeveria greke duket se ka ecur më shpejt në këtë procedurë ku kryeministri Aleksis Tsipras ka miratuar emrat që do të jenë në negociata me Shqipërinë. Në tryezën e diskutimeve tashmë është vendosur marrëveshja për detin, çështja e ligjit të luftës, rishikimi i teksteve të shkollave por dhe pika të tjera të mbetura pa u zgjidhur prej 70 vitesh. Tashmë palët kanë rënë në parim dakord mbi këto pika duke paralajmëruar dhe një takim mes kryeministrit të Greqisë Tsipras dhe atij shqiptar Edi Rama në muajin prill në Korçë.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI