Flash

Dosja e rrugës Tiranë- Elbasan, zbulohen pretendimet e prokurorisë kundër Dashamir Xhikës

Lapsi.al 18 February 2018
Dosja e rrugës Tiranë- Elbasan, zbulohen pretendimet e

Dymbëdhjetë amendime kontratash janë bërë në rrugën Tiranë-Elbasan nga ish-drejtori i Autoritetit Rrugor Dashamir Xhika dhe dy ish-vartësit e tij Aksel Qurduka dhe Albens Alite të arrestuar për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Sipas Prokurorisë për Krimet e Rënda këto ndryshime janë kryer në kundërshtim me ligjin, pasi është shmangur Këshilli Teknik i ARRSH-së dhe bordi drejtues.

Hetuesit thonë se tre ish-zyrtarët kanë urdhëruar financime të pajustikuara në këtë projekt, punime të cilat nuk janë kryer, ndërsa paratë janë marrë në formën e korrupsionit.

Dëmi ekonomik ndaj buxhetit të shtetit, sipas prokurorëve, është rreth 37 milionë dollarë.

Në gjitha amendimet e kontratës – shkruhet në dosjen hetimore – Dashamir Xhika ka shmangur bordin drejtues të ARRSH-së, i cili sipas ligjit është organi që merr vendime të tilla.

Madje këto amendime në disa raste nuk kanë as datën e miratimit të tyre. Data nuk përcaktohet as nga materialet shoqëruese.

Prokuroria thotë se amendimet 5 dhe 6 janë nënshkruar nga Xhika pa prezencën e asnjë përfaqësuesi të Drejtorisë së Njësisë së Menaxhimit të projekteve edhe pse kjo drejtori prekej direkt pasi janë bërë ndryshime teknike.

Po sipas Prokurorisë Dashamir Xhika dhe Aksel Qurduka edhe pse ishin në dijeni të vlerës së përafërt të projektit kanë mbajtur qëndrime të ndryshme për Ministrinë e Transporteve dhe Bankën Islamike që ka dhënë fondet për rrugën, duke kërkuar para shtesë me shifra të ndryshme.

Kërkesa e Xhikës për fonde shtesë drejtuar Ministrisë së Financve ishte 35 milionë dollarë. Ndërsa Aksel Qurduka në dy shkresa dërguar Ministrisë së Transporteve për shtesë fondesh, njëhere ka kërkuar 14.2 milionë dollarë dhe herën tjetër 12.6 milionë dollarë.

Në të dyja rastet ai nuk ka marrë përgjigje. Prokuroria pritet të thërrasë për këtë çështje edhe ish –zyrtarë të lartë të Ministrisë së Transporteve./ Tv Klan

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI