Flash

Vrasja me pagesë tek ish Blloku, pamjet filmike nuk mjaftojnë

Lapsi.al 18 February 2018
Vrasja me pagesë tek ish Blloku, pamjet filmike nuk mjaftojnë

Pavarësisht se grupi hetimor ka pamjet filmike të dy autorëve të vrasjes së Memli Begallës ata ende nuk janë identifikuar.

Në disa pamje filmike të siguruara nga Tv Klan, atentatorët shihet që mbajnë këpuca në kokë dhe fytyrë të mbuluar. Duket se janë në dijeni të prezencës së kamerave të sigurisë, ndaj nuk e ngrënë asnjëherë kokën.

Hetuesit thonë se ata duket se e njohin mjaft mirë zonën dhe e kanë survejuar për disa ditë.

Në pamjet filmike, ata duken vetëm disa hapa pas objektivit, në tunelin e pallatit në rrugën “Nikolla Tupe”.

Pasi futen në sheshin e pallateve e qëllojnë me një plumb në kokë me një pistoletë me silenciator.

Pas kësaj largohen përsëri nga e njëjta rrugë, por me pak nxitim. Qytetarët të cilët kanë qenë duke lëvizur në zonën nuk kanë vërejtur asgjë të dyshimte, pasi dy autorët nuk kanë bërë zhurme dhe viktima nuk ka patur mundësi për të reaguar.

Nga mënyra se si është kryer krimi, hetuesit dyshojnë se autorët janë vrasës me pagesë. Pista kryesore që po heton policia për këtë ngjarje të rëndë është ajo e borxheve që ka pasur biznesmeni 64 vjeçar. Personat që u kishte borxhe blutë do t’i ripyesin përsëri për të marrë deklarime më të plota. Gjithashtu do të ripyeten djemtë e Memli Begallës për të sqarime mbi konfliktet që kishte babai i tyre. /Tv Klan.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Skandali miliardësh i Nvidia-s, çfarë po ndodh me gjigantin e AI dhe a preket Shqipëria

Skandali që ka përfshirë gjigantin amerikan të teknologjisë Nvidia çoi në dorëheqjen e themeluesit dhe drejtorit ekzekutiv, Jensen Huang, pas 33 vitesh në drejtimin e kompanisë. Vendimi, i konfirmuar zyrtarisht më 12 nëntor, vjen pas zbulimeve për marrëdhënie jashtëmartesore, njëra prej të cilave me një grua që dyshohet nga autoritetet amerikane se ka lidhje me inteligjencën kineze.

08:37

Me sytë katër

PAPARAZZI